E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen ne Selanik dy te dyshuar per vrasjen e kryekomisarit

Ndalohen në Selanik të Greqisë, dy të dyshuar për vrasjen e kryekomisariat Dritan Lamaj. Ndalimet konfirmohet nga burime të besueshme, sipas të cilave bëhet fjalë për biznesmenit Arben Frroku dhe Jak Jakun. 

Si Frroku dhe Jaku, sipas të njëjtit burim janë konfliktuar për shkak të detyrës me kryekomisarin Lamaj, gjatë kohës që I ndjeri ushtronte detyrën e shefit të komisariatit numër 6 të Policisë së Tiranës.

Policia e Shtetit dhe Prokuoria kanë nisur procedurat me kërkesat për ekstradimin e dy të dyshuarve për t’u përballur me hetimet që do të provonin apo rrëzonin dyshimet përn krimin e rëndë.

Më heret Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e shtetit, zbuluan se makina ku ndodheshin atentatorët e kryekomisarit Dritan Lamaj, ishte vjedhur në Durrës dy ditë para vrasjes. I provuar edhe nga denoncimi i bërë në policinë e Durrësit nga pronari i makinës tip “BMË” me targa të qytetit bregdetar.

Prokuroria nisi verifikimet e të gjitha kamerat e sigurisë, nga vendi i vjedhjes së makinës në Durrës dhe rrugët e mundshme nga mund të ketë kaluar për të ardhur në Tiranë.
Grupi hetimor, zbardhi edhe mekanizmin e vrasjes së kryekomisarit fal një kamere të sigurisë që ndodhej aty pranë. Sipas pamjeve, atentatori ka qenë I maskuar dhe ne ecje e sipër ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt makinës ku ndodhej kryekomisari.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, makinës dhe trupit të viktimës, rezulton se kryekomisari është qëlluar me 11 plumba në trup ndërsa plumbat e tjerë kanë goditur makinën, kryesisht mbrapa.

Atentatorët, sipas prokurorisë, janë larguar në një rrugicë të errët në drejtim të kodrave të Selitës për ti shpëtuar policisë.

Vrasja, sipas prokurorisë dhe policisë, është kryer për shkak të detyrës, pasi në kohën që drejtonte Komisariatin nr.6, mësohet se Lamaj ka pasur përplasje me individë e biznese të ndryshme në atë zone, çka edhe hetuesit janë përqendruar në këtë pistë.

Atentatorët me makinë të vjedhur në Durrës, kamerat e sigurisë filmojnë momentin e vrasjes  Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e shtetit, zbulojnë se makina ku ndodheshin atentatorët e kryekomisarit Dritan Lamaj, është vjedhur në Durrës dy ditë para vrasjes. Kjo është provuar edhe nga denoncimi i bërë në policinë e Durrësit nga pronari i makinës tip “BMW” me targa të qytetit bregdetar. Sipas prokurorisë, po verifikohen të gjitha kamerat e sigurisë, nga vendi i vjedhjes së makinës në Durrës dhe rrugët e mundshme nga mund të ketë kaluar për të ardhur në Tiranë. Ky veprim, sipas akuzës, po bëhet për të identifikuar autorët e kësaj grabitje, pasi mendohet se janë edhe autorët e vrasjes së kryekomisarit Lamaj.  Grupi hetimor, mësohet se ka zbardhur edhe mekanizmin e vrasjes së kryekomisarit në rrugën “Vasil Shanto”, pasi fal një kamere të sigurisë që ndodhej aty pranë, atentati është filmuar dhe pamjet tashmë po verifikohen me hollësi. Sipas këtyre pamjeve, rezulton se atentatori ka qenë I maskuar dhe ne ecje e sipër ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt makinës ku ndodhej kryekomisari. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, makinës dhe trupit të viktimës, rezulton se kryekomisari është qëlluar me 11 plumba në trup ndërsa plumbat e tjerë kanë goditur makinën, kryesisht mbrapa. Atentatorët, sipas prokurorisë,  janë larguar në një rrugicë të errët në drejtim të kodrave të Selitës për ti shpëtuar policisë. Jo zyrtarisht, thuhet se autori I vrasjes është identifikuar dhe është larguar tre orë pas ngjarjes drejt Greqisë, por, kjo mbetet për tu verifikuar në orët dhe ditët në vazhdim nga prokuroria.   Kjo vrasje, sipas prokurorisë dhe policisë, është kryer për shkak të detyrës, pasi në kohën që drejtonte Komisariatin nr. 6, mësohet se Lamaj ka pasur përplasje me individë e biznese të ndryshme në atë zone, çka edhe hetuesit janë përqendruar në këtë pistë.
Ceremoniali në nder të kryekomisarit Lamaj
Kryekomisari Dritan Lamaj, i vrarë një ditë më parë në një atentat në Tiranë, është nderuar nga qytetarë, personalitete të lartë të qeverisë dhe politikës.
Kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ministri i Brendshëm Flamur Noka, ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, kryetari i Partisë socialiste Edi Rama, funksionarë të lartë të policisë dhe kolegë të Lamajt bënë homazhe pranë trupit të të ndjerit.
Homazhet në nderim te kryekomisar Dritan Lamaj u zhvilluan në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë nga ora 12.30 – 13.30 ndërsa më pas trupi i të ndjerit është dërguar në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë ku dhe do të prehet përbri kolegëve të tij që humbën jetën për shkak të detyrës.
Kryeministri Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për rënien në  në detyrë, të kryekomisarit të shquar të Policisë së Shtetit.  Pa përfundimit të homazheve në nderim të kryekomisarit Lame, kreu i qeverisë dhe dhe mesazhin e tij për këtë akt kriminal.  “Ky akt kriminal , barabar do të marrë të gjithë ndëshkimin e merituar ligjor. Qeveria do mobilizojë çdo burim e mundësi që autorët e këtij akti të përballen me drejtësinë dhe me të gjithë reptësinë e ligjit. Shpreh mbështetjen e qeverisë për forcat e rendit, garantoj qytetarët se krimi nuk do të mund të mposhtë vullnetin e këtyre forcave për të bërë ligjin në katër anët e këtij vendi. Ngushëllimet më të thella për familjarët, të afërmit, miqtë e kolegët”, vuri në dukje Berisha. 
Ministri Noka vizitë në familjen Lamaj Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka vizituar sot familjen e ish-shefit të komisariatit nr. 6, Dritan Lama, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në afërsi të banesës.   “Një humbje të rëndë për familjen, por edhe për organizatën e policisë”, u shpreh Noka.  Ai siguroi familjarët se “Qeveria ndodhet pranë jush për të lehtësuar sadopak dhimbjen”. Noka nënvizoi se, “kriminelët do të përballen me gjithë forcën e ligjit. Policia dhe efektivët janë të vendosur për të goditur krimin”.
Grupi hetimor: Vrasja e kryekomisarit Lamaj për shkak të detyrës Dje rreth ores 18.20’ prane zones “Vasil Shanto” eshte vrare me arme zjarri punonjësi i policisë Kryekomisar Dritan Lamaj, 41 vjeç, me banim ne Tirane. Menjëherë ne vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, strukturat per krimet e renda te Policisë se Shtetit, u formua nje grup i posaçëm hetimor, te cilët  kryen veprimet e para proceduriale duke mbledhur dhe administruar te gjitha provat e vlefshme. Nga grupi hetimor ne përbërje te te cilit janë oficeret per hetimin e krimeve te renda, Prokurore te Krimeve te Renda dhe Eksperte kriminalist, nga analizimi i ngjarjes dhe i provave te administruara është arritur ne konkluzionin se  vrasja e Kryekomisar Dritan Lamaj, është kryer nga autoret, për shkak te detyrës si punonjës  policie.
Kush ishte Dritan Lama Kryekomisar Dritan Lama, i datëlindjes 15.04.1972, me arsim të lartë, ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, vajzë.   Kryekomisar Dritan Lama është titulluar oficer policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, në vitin 1995  në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.   Kryekomisar Dritan Lama ka shërbyer në strukturat e Policisë së Shtetit nga  viti 1995 deri në vitin 2013. Gjatë kësaj periudhe ka kryer detyra të ndryshme në strukturat e policisë së Komisariateve të Policisë Gjirokastër, Vlorë dhe në Komisariatet e Policisë Tiranë. Nga 01.11. 2012, ka kryer detyrën e specialistit, në Departamentin për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.   Kryekomisar Dritan Lama, duke shërbyer për një kohë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ka marrë pjesë në shumë operacione për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, në parandalimin dhe zbulimin e krimit, është dalluar për marrëdhënie të mira me kolegët, eprorët dhe komunitetin, si dhe shprehte një impenjim dhe interesim të madh për përmbushjen e detyrës së ngarkuar.   Me datën 24.02.2013 humbi jetën për shkak të detyrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›