Ligjvenesit socialiste votojne kunder Kodit Penal

Ligjvënësit socialistë në Komisionin e Ligjeve votuan kundër ndryshimve në Kodin Penal. Kështu gjatë punimeve të sotme në këtë komision PD-PS kanë debatuar ashpër lidhur me një nga çështjet e këtij kodi që kishte të bënte me falsifikimin e statistikave.
Deputetët socialistë kanë propozuar të dënohet me 2 deri në 10 vjet burg çdo person që falsifikon të dhënat zyrtare. Sipas tyre, duhet të shmanget rasti i Greqisë.
Por një propozim i tillë hasi në kundërshtinë e ligjvënësve demokratë në Komisionin e Ligjeve, të cilët kanë thënë se ky propozim është në kundërshtim me Kushtetutën.
Njëkohësisht, demokratët nuk ka kursyer kritikat ndaj të majtëve ku përmes kryetarit të këtij komisioni, Ilir Rusmajli akuzuan deputetët e PS-së se kanë për qëllim të hedhin në erë gjithë punën e bërë deri më tani.
“Qëllimi juaj të hidhni në erë gjithë punën. Preteksti juaj për mos ta votuar mund të diskutohej më vete si nismë e vecantë, të diskutohej nga ekspertë të fushës”, u shpreh Rusmajli.
Një qëndrimi të tillë i është kundërpërgjigjur, nënkryetari i komisionit, deputeti Xhafaj i cili u shpreh se “opozita ka punuar për këtë draft me orë të zgjatura, nuk është qëllimi ynë, mosvotimi i tij. Kodin duhet t’ia kalojmë dhe Komisionit të Ekonomisë dhe Integrimit për të marrë dhe opinionin e tyre për këtë propozim”.