E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpol, ekstradohet nga Italia S.Zogu

Është ekstraduar nga Italian për në Shqipëria një 26-vjeçar i akuzuar për plagosje. I ekstraduari është Serjan Zogu, i lindur në Krujë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për Zogun për kryerjen e veprave penale të Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim si dhe të armëmbajtjes pa leje.

26-vjeçari akuzohet se me 11 korrik të vitit 2010, pranë një lokali, në fshatin Luz (Krujë), ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur shtetasin Arben Bardhi.

Zogu u arrestua me 1 korrik të vitit të kaluar në Itali dhe sot u realizua ekstradimi i tij nga Roma në Tiranë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›