Kreu i PS-se akuzon mazhorances per bllokim te reformave

Partia Socialiste i ka hequr çdo përgjegjësi vetes për sa i përket plotësimit të kushteve, të cilat do të përshpejtonin hapat e integrimit në Bashkimin Europian. Kryesocialisti, Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar, ka deklaruar se është qeveria ajo që nuk po kryen detyrimet e saj. Për Ramën, kryeministri Berisha dhe mazhoranca e drejtuar prej tij, janë fajtorët e zvarritjes së reformave kyçe, asaj zgjedhore dhe parlamentare. Kryetari i socialistëve, në deklaratën para deputetëve opozitarë, u shpreh se statusi i vendit kandidat në Bashkimin Europian është interes kombëtar dhe për pasojë nuk mund të tradhtohet nga asnjë interes partiak apo personal.