E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kombi shqiptar nuk lufton më për mbijetesë por sheh nga e ardhmja

Sali Berisha

Kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha ka pretur sot në një takim Kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedajn. Në takimin e tyre është diskutuar edhe marrëveshja e fundit e arritur mes Beogradit dhe Prishtinës. Dedaj është shprehur se e sheh me optimizëm marrëveshjen e re mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa Berisha duke përshëndetur marrëveshjen ka theksuar se ajo mundëson përfaqësimin e Kosovës në procesin e integrimit rajonal dhe Evropian si shtet dhe vend i pavarur.

Gjithashtu gjatë këtij takimi kryeministri i Shqipërisë është shprehur se tashmë, ne jemi një komb, i cili e ka kaluar mbijetesën dhe ecën i sigurt drejt së ardhmes.

Vazhdimisht Berisha është shprehur se kombi shqiptar është një nga kombet që ka vuajtur shumë për të fituar lirinë dhe siguruar mbijetesën./F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›