Berisha nga Brukseli Greqia nuk e bllokon dot procesin e integrimit
Eljona Ballhysa
Kryeministri Berisha eshte shprehur dje nga Brukseli se Greqia nuk do ta bllokoje procesin e integrimit te Shqiperise. Ky qendrim i Berishes vjen pas deklarates se bere pak dite me pare nga kreu i qeverise greke Jorgos Papandreu i cili u shpreh se ne rast se nuk respektohen te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi Greqia do te bllokoje procesin e integrimit. Deklarata e Papandreut u be ne kuader edhe te incidentit te Himares ku humbi jeten nje minoritar grek. Nderkaq kryeministri Berisha eshte shprehur i bindur se qeveria greke nuk do te mbaje kurrsesi nje qendrim bllokues ndaj proceseve integruese te Shqiperise.
Qendrimi
Nuk mendoj se Greqia do te bllokoje dhe do te mbaje qendrime bllokuese ndaj qendrimeve integruese - eshte shprehur Berisha. Kryeministrit i eshte sjelle ne vemendje se Greqia aktualisht po bllokon Maqedonine por ai tha se mes dy vendeve te rajonit ka nje problem te zgjatur duke theksuar se Greqia ka qene nje faktor qe ka nxitur proceset integruese rajonale. Ne kete kuader Berisha ka kujtuar Samitin e Selanikut ku sipas tij Greqia ka bere deklarata me mbeshtetese ndaj procesit integrues te Shqiperise ne Bashkimin Europian.
I pyetur mbi viziten e kreut te PBDNJ-se Vangjel Dule e te kreut te OMONIA-s Vasil Bollano ne Athine dhe akuzave te ngritura prej tyre se njerez me pushtet po perpiqen tu marrin tokat minoritareve kryeministri Berisha u pergjigj se keto deklarata jane thjesht retorike. Ata jane dy perfaqesues te forcave politike. Deklaratat pa fakte mbeten ne fushen e retorikes - eshte shprehur kreu i Ekzekutivit.
Duke u ndalur te respektimi i te drejtave te minoriteteve dhe vecanerisht minoritetit grek ne Shqiperi Berisha tha se Himara eshte nje qytet me dygjuhesi dhe per kete arsye prej vitesh eshte ngritur nje shkolle ne gjuhen greke. Dygjuhesia ne ate qytet eshte realitet e banoret atje ndoshta kane dy shekuj qe flasin edhe greqisht. Mbi kete baze i eshte njohur e drejta si minoritet dhe atje ka pasur prej kohesh nje shkolle - eshte shprehur kreu i qeverise.
Shteti grek ishte i vetmi qe solli vonesa ne ratifikimin e MSA-se per shkak te negociatave dypaleshe per varrezat e ushtareve greke te rene gjate Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi si dhe per Marreveshjen per kufirin detar. Ky shtet ka treguar se per interesat e veta di te vendose veton ne BE.
Deklaratat e Papandreut reagojne 26 shoqata shqiptare
Pas deklarates se kryeministrit grek Jorgos Papandreu se incidenti i Himares ishte nje shperthim nacionalizmi ne Shqiperi ndaj minoritetit grek dhe se krijon probleme serioze si per marredheniet dypaleshe ashtu dhe per perspektiven europiane te Shqiperise vjen edhe reagimi i 26 shoqatave atdhetare shqiptare. Nepermjet nje deklarate nga qyteti i Vlores 26 shoqatat kane kerkuar qe ky incident te mos politizohet ndersa deklaratat e Papandreut i kane cilesuar si aludime shoviniste. Aksidenti ne Himare ndodhi mes shtetasve shqiptare ne nje rruge dhe qytet shqiptar prandaj kjo ngjarje nuk duhet te politizohet nga qarqet greke. Deklaratat e kryeministrit Papandreu sjane gje tjeter vecse aludime shoviniste - theksohet ne reagimin e shoqatave. Duke iu referuar ngjarjes se Himares te gjitha shoqatat bien dakord se kjo ngjarje nuk duhet te politizohet pasi sipas tyre ky aksident ka ndodhur midis shtetasish shqiptare dhe jane gjykatat shqiptare qe i zgjidhin keto ceshtje dhe jo kryeministri i Greqise kryetari i OMONIA-s apo ai i partise se minoritetit. Kemi kujtuar se kane qene gjithmone qarqet antishqiptare ne Greqi qe vazhdojne me pretendimet e tyre te vjetra dhe te reja per Vorio-Epirin apo minoritet grek ne Himare por kur keto pretendime per minoritet ne Himare vihen ne gojen e nje kryeministri grek atehere duhet ti tregohet ketij kryeministri qe po i rreshqet toka nen kembe per shkak te krizes ekonomike dhe duhet te merret me zgjidhjen e krizes te mos merret me punet e brendshme te nje vendi sovran dhe fqinj i mire njekohesisht - thuhet ne deklarate. Te gjitha shoqatat kane kerkuar nga Presidenti i Republikes Kryeministri dhe Parlamenti Shqiptar te reagohet dhe ti behet e qarte Papandreut se ne Shqiperi nuk ka minoritet etnik grek.
Talio
Hetimi i zgjedhjeve
Berisha Pranojme te shqyrtojme 10 ceshtje te ngritura nga opozita
Gjate nje prononcimi per mediat ne Bruksel ku po merr pjese ne Samitin e Partive Popullore Europiane kryeministri Berisha ka deklaruar se maxhoranca eshte e gatshme qe te nise shqyrtimin e 10 ceshtjeve te kerkuara nga opozita per hetimin e zgjedhjeve. Ndersa persa u perket fleteve te votimit ai ka shtuar se per kete pike duhet me pare te shprehet Gjykata. Berisha po kerkon ne Samitin e PPE-ve mbeshtetje per procesin e liberalizimit te vizave. Megjithese Komisioni Europian ka paraqitur nje raport pozitiv duke vleresuar kryesisht permbushjen e kritereve teknike te caktuara nga ai Brukseli mbetet i shqetesuar per situaten politike. Ka paralajmerime se vende te vecanta te BE-se mund te ndikohen nga tensioni politik midis qeverise dhe opozites dhe mund te bllokojne apo ta ngadalesojne kete proces jetik per qytetaret shqiptare. Ne kete kuader kreu i qeverise u shpreh se eshte i angazhuar qe situata politike te zgjidhet ne respekt te Kushtetutes dhe te ligjeve qe sic u shpreh ai jane baza e demokracive perendimore dhe e BE-se. I pyetur se cfare do te bente ai personalisht si kryeminister dhe kryetar i PD-se per te ulur tensionin dhe per te vendosur nje dialog te vertete politik me opoziten kryeministri Berisha u pergjigj se maxhoranca eshte e gatshme te shqyrtoje 10 ceshtje te kerkuara nga opozita. Ne rast se opozita do ne frymen e Rezolutes se Parlamentit Europian jemi gati qe neser te fillojme hetimin e materialeve te zgjedhjeve. Pra fletet e votimit pesojne ate fat qe pesojne. Ne kemi dhene variantin qe te fillojme me 10 ceshtje te cilat mund te duan tre-kater muaj per shqyrtim nderkohe merren vendimet e gjykatave dhe shkohet drejt nje qendrimi perfundimtar - eshte shprehur Berisha duke nenkuptuar djegien e fleteve te votimit dhe asnje kompromis per kete pike.
Kreu i PPE-ve Daul Mbeshtesim liberalizimin e vizave per shqiptaret
Grupi me i madh politik ne Parlamentin Europian ai i Partive Popullore do te votoje pro liberalizimit te vizave me Shqiperine. Kete e konfirmoi dje kryetari i ketij grupi francezi Zhozef Daul i cili ishte i pranishem ne Samitin e Partive Popullore te Europes. Pas miratimit ne parim te raportit te Komisionit kete muaj nga Komisioni per Drejtesine Lirine dhe Punet e Brendshme te PE-se pritet qe ai te votohet ne seance plenare nga Parlamenti Europian ne muajin tetor. Degjoni une situaten politike ne Shqiperi e njoh. Kam qene vete atje. Persa i perket liberalizimit te vizave Grupi i Partive Popullore te Parlamentit Europian eshte dakord. Ai do te mbroje qendrimin tone me qellim qe liberalizimi i vizave te behet edhe me Shqiperine. Po e them perseri njerezit e ndershem qe kane nevoje per viza kane qendruar ne Shqiperi. Per ata duhet te mendojme ne tani sepse te tjeret kane ikur prej kohesh - eshte shprehur Daul.
e
17 Shtator 2010