Ligori: Largohem nga politika, i kthehem avokatisë
Deputetja e PS
Deputetja e PS-së, Shega Ligori, lajmëron largimin nga politika aktive, për tiu rikthyer profesionit të saj, atë të avokates. Në një njoftim nëpërmjet faqes sociale Facebook, Ligori shkruan: Përshëndetje të dashur miq! Në përfundim e sipër të mandatit tim si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe teksa po përmbyllen listat e kandidatëve për legjislaturën e ardhshme, dua t’ju bëj të ditur vendimin tim për t’u tërhequr nga politika aktive. Do ti rikthehem profesionit të avokatit, që e ndërpreva 4 vjet më parë. Nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua, por besoj se është i duhuri. Mirënjohje Partisë Socialiste, kësaj familjeje të madhe e fisnike që më besoi një detyrë të lartë dhe të nderuar, thekson Ligori.
Ligori: Largohem nga politika, i kthehem avokatisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email