E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Mirëpresim të larguarit nga AK-ja

Gazeta Shqip

Reagon ashpër Spahiu: Deputetët e PS po mbajnë në këmbë Berishën

Edi RamaHemorragjia e anëtarësisë së Aleancës Kuqezi si rezultat i vendimit të kryetarit Kreshnik Spahiu për të dalë të vetëm në zgjedhje, i ka kaluar dje Partisë Socialiste. Në një prezantim për mediat, kreu i PS-së, Edi Rama, ishte ai që i mirëpriti këta anëtarë, shumica e të cilëve mbanin poste të rëndësishme në AK. Në fjalën e tij, Rama theksoi se dyert e PS-së ishin të hapura për çdo qytetar që e shikonte këtë forcë politike si të duhurën për të realizuar rotacionin politik më 23 qershor. Rama e konsideroi Aleancën Kuqezi të Spahiut si një forcë çoroditëse në funksion të pushtetit të Berishës dhe deklaroi se cilido kuqezi që nuk pajtohej me vendimin e Spahiut, duhej të bëhej pjesë e PS-së. Por këto deklarata të Ramës morën menjëherë reagimin e kreut të AK-së, Kreshnik Spahiu. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se Rama, përpara se të kujdesej për anëtarësinë e zhgënjyer të AK-së, duhet të hedhë sytë nga grupi i tij parlamentar, i cili po mban në këmbë qeverinë e Berishës.

Rama duhet tu japë shpjegim të gjithë shqiptarëve pse bën sikur kujdeset për kuqezinjtë, për t’i marrë ata në rilindjen e kufomave dhe nuk bën kujdes për deputetët socialistë në grupin e tij parlamentar, ku tre deputetë socialistë po mbajnë në këmbë qeverinë e të ndjerit Berisha, deklaroi Spahiu pas aktivitetit të zhvilluar dje në selinë e PS-së. Pak ditë më parë, të larguarit nga AK-ja, përmes një deklarate për mediat, e kanë akuzuar kreun e kësaj partie, Kreshnik Spahiu, se e ka kthyer gjithçka në pazar, duke vënë interesat personale para atyre kombëtare.

AK-ja nuk funksiononte si parti dhe ne nuk mund të qëndronim në një batak. Kreu i AK-së e ktheu partinë në një pazar dhe futi në parti njerëz që shkuan atje për interesa të ngushta meskine. AK-ja ka rënë në duar të pista. Spahiu ka vepruar vetëm për interesa vetjake, ska vepruar për interesa kombëtare, është shprehur Dashamir Uruçi, njëri nga sekretarët politikë të AK-së, tashmë pjesë e PS-së.

Rama: Mirëpresim të larguarit nga AK-ja burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›