Ligori Regjimit te Saliut po i afron fundi
TIRAN - Duke iu referuar demonstrates se fundit te opozites deputetja e Partise Socialiste Shega Ligori deklaroi se rreth 200 mije shqiptare ngriten zerin dy dite me pare kunder regjimit te kusarise e matrapazeve qe qendron i strukur pas armeve te Gardes Republikane. Regjimit te Saliut po i afron fundi e nga ky fund Sali Berisha nuk mund te mbrohet nga ministri i tij i Brendshem dy here ne kerkim per vjedhje e per vrasje. Nuk mund te mbrohet duke perdorur Lulin si vegel per te vrare shqiptaret qe protestojne jo per pushtet por per pune e mundesi - deklaroi Ligori. Ne emer te socialisteve ajo i kerkoi kryeministrit Berisha qe te degjoje zerin e popullit dhe te behet gati per zgjedhje te parakohshme.