E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezimi i bustit

Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ne 20 shkurt 1991 eshte padyshim nje nder ngjarjet me te spikatura qe ndikuan ne renien totale te regjimit komunist ne Shqiperi. Sot mbushen plot 20 vjet nga ajo dite. Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ndodhi ne nje situate te renduar politike ne vend. Kishte vetem dy muaj qw ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve te para pluraliste ne Shqiperi ne 31 mars 91.


Revolta popullore kishte nisur qysh me protestat e studenteve me fund te dhjetorit per tu shperndare me pas ne cdo qytet te vendit. Rrezimi i busteve te diktatoreve komuniste kishte nisur ne Shkoder me rrezimin e bustit te Stalinit dhe po shperndahej me shpejtesi nw gjithe vendin me rrezimin e busteve te Enver Hoxhes. Nje nate para shembjes se bustit ne qender te Tiranes nje grup i madh studentesh vendosen te hyjne ne greve urie duke percaktuar nje sere kushtesh drejtuar qeverise se PPSH nder te cilat edhe heqjen e emrit Enver Hoxha universitetit te Tiranes. Diten e 20 shkurtit ne sheshin Skenderbej u rrezua busti i diktatorit Enver Hoxha.


Por pas rrezimit te busteve dhe simbolikes se tyre mbetej nje bust tjeter per tu rrezuar nje bust qe ndoshta sishte prej bronxi por shume me i veshtire per tu rrezuar PPSH. Byroja e PPSH e kuptoi menjehere situaten dhe nxitoi te parandalonte zhvillimet te cilat dukej qarte se ku po drejtoheshin. Filluan antimitingjet e PPSH-se kunder rrezimit te busteve. Fillimisht ato u organizuan ne zonat rurale neper fshatra aty ku ne te vertete nuk kishte buste. Ne fakt u krijua nje situate e polarizuar dhe shqetesimi per kaos u kthye ne realitet brenda pak ditesh. Nje dekret i kuvendit popullor i dates 23 janar 1991 parashikon respektimin dhe mbrotjen e monumenteve qe lidhen me historine kombetare dhe simboleve shteterore ku perfshihej busti i Enver Hoxhes. Sipas dekretit denohej me 6 muaj deri ne tre vjet burg ai shtetas qe dhunon monumente kulture sic jane bustet e figurave te shquara nga Skenderbeu e deri te Enver Hoxha.


Menjehere pas ketij dekreti me 1 shkurt 1991 ndodhen disa ndryshime te rendesishme ne Keshillin e Ministrave. U bene shkarkime ne disa dikastere te rendesishme dhe ne vend te te shkarkuarve u emeruan nje grup intelektualesh te fushave te ndryshme. Fatos Nano u lirua nga detyra e sekretarit te pergjithshem te keshillit te ministrave dhe u emerua zevendeskryetar i keshillit te ministrave. Shkelqim Cani u emerua zevendeskryetar i keshillit te ministrave. Ahmet Kamberi u lirua nga detyra e ministrit te shendetesise. Sabit Brokaj u emerua Minister i Shendetesise Alfred Uci u shkarkua nga detyra e kryetarit te komitetit te kultures dhe te arteve. Moikom Zeqo u emerua kryetar i komitetit te kultures dhe arteve.


Aleks Luarasi u emerua sekretar i pergjithshem i keshillit te ministrave. Nderkohe fushata elektorale e dy partive PPSH e PD po vazhdonte intensivisht. Nje debat mbi hapjen e dosjeve te komunizmit u fanit menjehere. Partite rivale mund te shfrytezonin vetem gazetat e tyre per te realizuar objektivat e fushates. Ne gazeten zyrtare te PD-seRilindja Demokratike te dates 26 janar 1991 pedagogu i piktures ne akadamine e arteve i njohur si nje nder figurat antikomuniste me radikale te fillim viteve 90 Edi Rama shkroi nje artikull kunder dekretit te kuvendit popullor sipas te cilit denoheshin me burg ata qe dhunonin permendoret e heronjve ku bashke me Skenderbeun perfshiheshin edhe bustet e diktatorit Hoxha.

Rama shkruan Nuk dija ndonje rast qe populli te sulmoje permendoret e heronjve te tij. Njw ditw mw vonw ZP i pwrgjigje Ramws me njw kundwr-artikull ku shkruhej Edi Rama mos valle ti je perkrahes i atyre qe duan ti shembin monumentet. Nese je thuaje troc dhe populli pastaj do te gjykoje me sakte se kush i sherben anarkise ti apo ligjet e shtetit e ata qe i zbatojne ato..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›