Lihet i lirë kryebashkiaku Rroshi Gjykata: Arrestimi i paligjshëm

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ FOTO/Kavajasit festojnë lirimin e tij Ngjarjet pas incidentit në stadiumin e Kavajës VD/Kryebashkiaku në Tiranë Rama në blog: Gjah me epsh politik FSHF: Ndeshja korrekte, Tirana: Fitore në tavolinë Incidentet me zyrtarët në stadiume VIDEO/Banorët në protestë VIDEO/Avokati: Të lirohet FOTO/Çfarë ndodhi në Kavajë, tensioni 6 orësh
TIRANE - Gjykata e Kavajës ka lënë të lirë kryebashkiakun Elvis Rroshi, duke e vlerësuar të paligjshëm arrestimin e tij, i cili pasi u izolua në policinë e qytetit u mbajt dy ditë në paraburgim në Tiranë, në lidhje me incidentin e ndodhur në stadium gjatë ndeshjes Besa-Tirana, me trajnerin Nevil Dede. Pas tre ditëve trazira, në qytetin e Kavajës ka nisur festa e qindra qytetarëve, të cilët të grumbulluar para Gjykatës, pritën me entuziazëm lirimin e kryebashkiakut të tyre.
Gjykatësi Osman Aliu ka hedhur poshtë akuzën e prokurorisë, e cila kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Duke u bazuar në nenet e kodit të procedurës penale dhe kur mungonin provat materiale, madje edhe raporti mjeko ligjor i Dedes, që ishte bërë në Tiranë dhe jo në Durrës siç e kërkonte procedura, gjyqtari e konsideroi të paligjshëm arrestimin dhe akuzën dhe kërkoi lirimin në sallën e gjyqit.
Mendohet që më pas, avokati i Rroshit do kërkojë dëmshpërblim financiar për prishje të imazhit të një figure publike. I pyetur nëse ka pasur përfaqësues nga klubi i Tiranës në seancë, korrespodenti tha se nuk kanë qenë të pranishëm, por ai vuri në dukje se ka pasur prani të forcave policore, si një masë sigurie, por pas seancës ato janë shpërndarë normalisht.
RROSHI: I LUMTUR, ARRESTIMI I INSEKNUAR
Kreu i Bashkisë së qytetit Elvis Rroshi, në një prononcim për televizionin A1 REPORT menjëherë pas lirimit të tij, ka shprehur lumturinë për këtë vendimin. “Drejtësia u vendos në vend”, u shpreh Rroshi.
Duke e cilësuar për të disatën herë, arrestim të inskenuar dhe pa baza ligjore, Rroshi këmbënguli në dëshminë e tij të parë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj trajnerit të Tiranës, Nevil Dede.
AVOKATI: FITORE LIGJORE
Avokati Plarent Ndreca, pas vendimit të Gjykatës, u intervistua nga “A1 Report!” ku shprehu kënaqësinë se “u vërtetua ajo që u tha para gjykatës dhe para jush, që arrestimi i z.Rroshi është në kundërshtim me ligjin”.
“Gjykata mori vendimin e duhur dhe pranoi gjithë argumentet tona në këtë drejtim”, - shtoi ai.
I pyetur nëse do të kërkojë më vonë një dëmshpërblim, Ndreca tha se “kjo është një mundësi, por do të vlerësojmë momentin e duhur dhe tani do të menaxhojmë këtë fitore ligjore. Hetimet e prokurorisë do vijojnë sipas procedurës, por Rroshi s’ka asnjë detyrim për t’u paraqitur para gjykatës”.
ANILA BASHA: QYTETI FESTE ME FISHEKZJARRE
Nga ana tjetër, edhe kryeredaktorja “Shqiptarja.com”, Anila Basha, e pranishme në komisariatin e Kavajës, tha se “një lloj feste me fishekzjarrë po bëhet në qendër të Kavajës, ku Rroshi është duke u takuar me bashkëqytetarët e vet. Në pushimin e seancës, kam folur edhe me prokurorin e çështjes, që ka pranuar të gjitha deklarimet që ka thënë në vendimin gjyqësor, por ka qenë gjykata që vendosur se z.Rroshi duhet të dalë nga paraburgimi”.
ARRESTIMI
Rroshi u arrestua të dielën pas incidentit në stadiumin e Kavajës, ( pasditen e asaj dite) kur po luhej ndeshja Tirana - Besa. Nevil Dede trajneri i sport klub të Tiranës ka bërë një kallëzim pendal ndaj Elvis Rroshit duke pretenduar se e ka qëlluar këtë të fundit në korridorin e dhomave të zhvjeshjes dhe se është kërcënuar me jetë. Ndërkaq, Rroshi pretendon se kishte shkuar për të qetësuar situatën pasi Dede po e provokonte dhe arrestimi i tij ka prapavijë politike.
(Foto: Qytetarët nisin festën pas lirimit të kryebashkiakut të tyre)
A1 REPORT publikoi dje për herë të parë foton ku paraqitet trajneri i klubit të Tiranës, Nevil Dede, i cili i është drejtuar tifozëve të Besës me dorën grusht si në komunizëm, dhe tifozët janë irrituar nga ky gjest. Sipas Rroshit kjo është arsyeja se përse ai shkoi në dhomat e zhveshjes, pikërisht për t'u sqaruar me trajnerin Nevil Dede. Pranë Nevil Dedës ndodhen edhe disa policë, të cilët vetëm se shohin veprimin e tij dhe nuk ndërhyjnë.
Ndaj Rroshit u firmos arrestimi per konsumim te veprave penale “Goditjes per shkak te detyres”, “Kundershtim te punonjesve te policise” dhe “Mos bindje ndaj urdherit te punonjesve te policise”. Ndërkohë që izolimi i Rroshit në polici për më shumë se 2 orë pa asnjë njoftim zyrtar se përse po ndodhte ngjalli të dielën protestën e banorëve të Kavajës të cilët ishin në mbrojtje të kryebashkiakut të tyre . Ata kërkonin lirimin e 38 vjeçarit duke deklaruar se Nevil Dede kishtenisur konfliktin duke provokuar me grusht në drejtim të tifozëve.
Redaksia online e Shqiptarja.com ndoqi hap pas hapi çfarë ndodhi të dielëbn dhe të hënën, 10 dhe 11 mars.
Incidenti dhe çfarë ndodhi gjatë izolimit të Rroshit në polici
Redaksia Online
(Gre.M/ar.sh/s.g/Shqiptarja.com)