E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyten në përrua, babai i 4 fëmijë do të shpëtonte fqinjën

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ 2 fqinjët u mbytën në Zaranikë ELBASAN - Dy persona kanë gjetur vdekjen gjatë orëve të pasdites së sotme pasi kanë rënë aksidentalisht në përroin e Zaranikës në Elbasan dhe janë rrëmbyer nga rrjedha e tij.

34-vjeçarja Miranda Ramazani ka rënë aksidentalisht në përrua ndërsa fqinj i saj Agim Jashari 32 vjeç, baba i katër fëmijëve ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht kanë humbur jetën të dy. Më tej ka qenë vëllai i Mirandës, i cili ka tentuar t’i shpëtojë, por nuk ka mundur. Jashari ishte baba i katër fëmijëve.

Të dhënat bëhen të ditura nga familjarët e viktimave, raporton korrespondenti i televizioni A1 REPORT, Andi Qosja.

Trupat e dy viktimave pasi janë nxjerrë nga përroi janë dërguar në morgun e qytetit. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›