E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lihet i lirë kryebaskiaku Rroshi Gjykata: Arrestimi i paligjshëm

Të tjera rreth shkrimit Ngjarjet pas incidentit në stadiumin e Kavajës VD/Kryebashkiaku në Tiranë Rama në blog: Gjah me epsh politik FSHF: Ndeshja korrekte, Tirana: Fitore në tavolinë Incidentet me zyrtarët në stadiume VIDEO/Banorët në protestë VIDEO/Avokati: Të lirohet FOTO/Çfarë ndodhi në Kavajë, tensioni 6 orësh TIRANE - Gjykata e Kavajës e ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e kryebashkiakut Elvis Rroshi, i cili pasi u izolua në policinë e qytetit u mbajt dy ditë në paraburgim në Tiranë, në lidhje me incidentin e ndodhur në në stadium gjatë ndeshjes Besa-Tirana, me trajnerin Nevil Dede. Pas tre ditëve trazira, në qytetin e Kavajës ka nisur festa. Rroshi është tashmë në liri dhe mbështetësit e tij festojnë.

Para Gjykatës së Kavajës qytetarë të shumtë, përkrahës të Elvis Rroshit, u grumbulluan duke pritur vendimin e Gjykatës. Pavarësisht se jashtë gjykatës kishte forca të shumta policie, tre automjete të RENEAS dhe forca shtesë nga Durrësi, situata u paraqit e qetë teksa mbështetësit e kryebashkiakut ishin në pritje të vendimit të Gjykatës.

Prokuroria e Kavajës kërkoi vetëm “detyrim paraqitjeje” për kryebashkiakun Elvis Rroshi, duke ngjallur habi dhe gëzim në radhët e mbështetësve të Rroshit që kanë mbushur sheshin para gjykatës. Osman Aliu është gjykatësi i cili do dha vendimin për lirimin e Rroshit. Organi i akuzës paraqiti në seancën e sotme gjyqësore edhe raportin mjeko-ligjor për trajnerin e Tiranës Nevil Dede, ndërsa ky fakt u kundërshtua nga avokati Ndeca.

Rroshi u arrestua të dielën pas incidentit në stadiumin e Kavajës, ( pasditen e asaj dite) kur po luhej ndeshja Tirana- Besa. Nevil Dede trajneri i sport klub të Tiranës ka bërë një kallëzim pendal ndaj Elvis Rroshit duke pretenduar se e ka qëlluar këtë të fundit në korridorin e dhomave të zhvjeshjes dhe se është kërcënuar me jetë. Ndërkaq, Rroshi pretendon se kishte shkuar për të qetësuar situatën pasi Dede po e provokonte dhe arrestimi i tij ka prapavijë politike.

A1 REPORT publikoi dje për herë të parë foton ku paraqitet trajneri i klubit të Tiranës, Nevil Dede, i cili i është drejtuar tifozëve të Besës me dorën grusht si në komunizëm, dhe  tifozët janë irrituar nga ky gjest. Sipas Rroshit kjo është arsyeja se përse ai shkoi në dhomat e zhveshjes, pikërisht për t'u sqaruar me trajnerin Nevil Dede. Pranë Nevil Dedës ndodhen edhe disa policë, të cilët vetëm se shohin veprimin e tij dhe nuk ndërhyjnë.

Ndaj Rroshit u firmos arrestimi  per konsumim te veprave penale “Goditjes per shkak te detyres”, “Kundershtim te punonjesve te policise” dhe “Mos bindje ndaj urdherit te punonjesve te policise”. Ndërkohë që izolimi i Rroshit në polici për më shumë se 2 orë pa asnjë njoftim zyrtar se përse po ndodhte ngjalli të dielën protestën e banorëve të Kavajës të cilët ishin në mbrojtje të kryebashkiakut të tyre . Ata kërkonin lirimin e 38 vjeçarit duke deklaruar se Nevil Dede kishtenisur konfliktin duke provokuar me grusht në drejtim të tifozëve.

Redaksia online e Shqiptarja.com ndoqi hap pas hapi çfarë ndodhi të dielëbn dhe të hënën, 10 dhe 11 mars Incidenti dhe çfarë ndodhi gjatë izolimit të Rroshit në polici

Redaksia Online
(sg/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›