Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton diskuton me Indinë çështjet e mjedisit
Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton tha se ka besim se Shtetet e Bashkuara dhe India mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet për mënyrat e pakësimit të gazeve që shkaktojnë efektin serë. Zonja Klinton foli me gazetarët sot pas një takimi me ministrin indian të Mjedisit, Jairam Ramesh, në Nju Delhi.
Zonja Klinton tha se të dyja palët nuk po krijojnë një plan pune për të luftuar ndryshimet klimatike por ka më shumë fusha bashkëpunimi se sa çmendohej. India së bashku me Kinën kanë kundërshtuar të bëjnë shkurtime të emetimit të karbonit derisa vendet e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara të premtojnë më shumë shkurtime të tilla. Pas takimit zoti Ramesh ritheksoi pozicionin e Nju Delhit se India nuk do të pranojë nivele të detyrueshme. //kh//