Lika: Kjo fitore na afron me objektivin, Kupat e Europës!
Trajneri i durrsakëve është vërtet optimist për skuadrën e tij, por nuk kërkon ta thotë fjalën titull, duke u limituar vetëm me Europa League, objektivin e vendosur në fillim të sezonit. “Jemi më afër objektivit. Ne kemi një skuadër e cila u programua për Europa Ligë. Po bëjmë shumë mirë dhe shikojmë gjithnjë përpara. Kemi marrë ndeshjet me rradhë dhe kemi një grup lojtarësh të pjekur. Megjithatë u vumë disi në vështirësi sot 9dje) sepse në fillim të pjesës së dytë nuk arritëm do të shënonim golin e tretë. U thashë lojtarëve në pushim që asgjë nuk ka mbaruar sepse një gol i kamzës mund ta rihapte ndeshjen. Ndodhi ajo që i druhesha. Kishim dy-tri mundësi të mira por nuk i shfrytëzuam. Më pas, për meritë dhe të kundërshtarit nuk gjetëm qetësi deri në minutën e fundit. Megjithatë fituam dhe kjo është shumë e rëndësishme. Merkatoja? Këtu nuk flitet për të zëvëndësuar lojtarë. Unë jam i kënaqur nga ata. Unë jam i kënaqur vecanërisht se si po na shkojnë gjërat. Shikoni sa tifozë durrsakë ka pasur sot (dje) në Kamëz. Ne kemi harmoni, por kjo nuk do të thotë që një ose dy lojtarë cilësorë më shumë bëjnë keq. Të gjithë skuadrat pretendente ndoshta do forcohen. Por për momentin nuk e mendojmë këtë,” ka deklaruar për mediat Hasan Lika, trajneri i Teutës menjëherë pas fitores të arritur dje në Kamzë.
Rezultate
Premier Liga
Java XIV
Të shtunën
Njukastëll – Çelsi 0-3
Totenham – Bolton 3-0
QPR – Uest Bromuiç 1-1
Uigan – Arsenal 0-4
Mançester Siti – Noruiç 5-1
Blekbërn – Suonsi 4-2
Aston Vila – Man Junajtid 0-1
Dje
Everton – Stoke Siti 0-1
Ulverhampton – Sandërlend 2-1
Sot
Fulham – Liverpul 21:00
Bundesliga
Të premten
Leverkusen – Hofenheim 2-0
Të shtunën
Mynshengladbah – Dotrmund 1-1
Bajern Mynih – Verder 4-1
Volfsburg – Mainc 2-2
Freiburg – Hanover 1-1
Kaizerslautern – Herta 1-1
Shtutgart – Këln 2-2
Dje
Hamburg – Nurenberg 2-0
Shalke 04 – Augsburg 17:30