E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashk Laska gjakos gjyqtarin Loren Jemini

Është rikthyer dhuna në futbollin shqiptar, këtë herë në Laç. Në një ndeshje ku goli i Buljan mbajti në avantazh vendasit deri në fund të takimit, Inkango barazoi në minutat shtesë. Të pakënaqur për golin e krutanëve të konsideruar në pozicion jashtë loje, tre persona futen në fushën e lojës menjëherë pas përfundimit të ndeshjes dhe dhunojnë fizikisht gjyqtarin Jemini, i përgjakur dhe i shoqëruar në spital. Madje, njëri nga këta persona ka qenë vetë Pashk Laska, presidenti i skuadrës kurbinase, që duket se nuk e ka gëlltitur dot barazimin me krutanët duke bërë përgjegjës pikërisht arbitrin e FIFA-s, Jeminin, dhe duke reaguar në mënyrë brutale ndaj tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›