Mposhtet Liverpooli

Skuadra e Liverpoolit është mposhtur nga Fulhami në ndeshjen e fundit të javës së 14-të në Premier Ligë.
Takimi i zhvilluar të hënën në Craven Cottage përfundoi me rezultat 1-0 në favor të vendasve.
Clint Dempsey shënoi golin me vlerën tre pikë (85’), ndërsa duhet përmendur që Liverpooli luajti me një lojtar më pak nga minuta e 72-të, pas përjashtimit të Jay Spearing me karton të kuq.
Kjo humbje e lë Liverpoolin në pozitën e shtatë në tabelë me 23 pikë të grumbulluara, ndërsa Fulhami ngritet në pozitën e 13-të me 15 pikë.