E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika dhe Gjondeda mësyjnë te Kastrioti

Merkato

Ilion Lika dhe Genti Gjondeda janë zyrtarisht lojtarë të Kastriotit. Lajmi është bërë i njohur dje nga burime të besueshme pranë klubit krutan, sipas të cilëve ish-portieri i Kombëtares dhe Dinamos, i cili luajti vetëm për 90 minuta me Vllazninë, së bashku me ish-mesfushorin e Skënderbeut, kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Kastriotit. Ata kanë vendosur përfundimisht që të aktivizohen për pjesën e mbetur të sezonit te kjo skuadër, objektivi i së cilës duket se do të vazhdojë të jetë mosrënia nga kategoria. Me afrimin e Likës, krutanët kanë mbyllur një boshllëk të lënë pas largimit të ish-portierit të tyre Mustafa në drejtim të Partizanit. Ndërkohë që Lika, pasi luajti një ndeshje me Vllazninë, u largua nga kuqeblutë, pasi nuk mundi të gjente një marrëveshje për një largim në çdo kohë në ndonjë kampionat të huaj.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›