E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtaj te Lacio, presion Olimpiakosit

Mediat greke

Vasil Shkurtaj po stërvitjet me të rinjtë e Lacios, megjithatë ai mendjen e ka tek Olimpiakos. Arsyeja përse talenti mendon të transferohet tek italianët, po shikohet më shumë si një lloj presioni për bardhekuqtë helenë, në mënyrë që ata t’i ofrojnë një kontratë profesioniste. Në të vërtetë, lojtari i Kombëtares U-21 të Shqipërisë kërkon kontratë mbi 200 mijë euro, por drejtuesit e Olimpiakosit i ofruan një kontratë të njëjtë me të gjithë lojtarët e tjerë të akademisë së klubit. 17-vjeçari që ende nuk ka nënshkruar një kontratë profesioniste, konfirmoi: “Dëshira ime është të luaj me Olimpiakosin dhe shpresoj që menaxherët e mi dhe drejtuesit e klubit të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje. Kjo ka bërë që mediat helene të dalin në përfundimin se testimi i Shkurtajt te Lacio është vetëm një formë presioni, në mënyrë që klubi grek të rrisë ofertën.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›