Lil Wayne, hospitalizohet sërish

Muajt e fundit, reper Lil Wayne është përballur me probleme të shumta shëndetësore ndërkaq, bëhet e ditur se ai sërish është shtruar në spital.
Reperi epileptik fillimisht është dërguat me urgjencë në spital me datën 12 mars ku qëndroi gjashtë ditë nën kujdes intensiv.
Wayne që një kohë të gjatë vuan nga epilepsia dhe për këtë gjë edhe ka folur gjatë një intervistë dhënë së fundmi.
'Vuaj nga epilepsia. 'Kjo nuk ishte hera ime e parë, as e dytë, tretë, katërt e kështu me radhë. Por kësaj radhe ishte më keq sepse kam pasur tri komplikime brenda të njëjtës kohë dhe pulsi i zemrës sime u ngadalësua shumë”, tha këngëtari.
Reperi ka treguar më tej se i tërë ekipi i tij është në dijeni për situatën dhe se ai është i rrethuar nga njerëz të cilët e dinë saktësisht se çfarë duhet bërë që shëndeti i tij të jetë në nivel./Indeksonline/