E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lila-Agolli-Sukaj: Po nisim një erë të re

/* */

Shqipëria nisi përgatitjet për dy miqësoret me Azerbajxhanin, më 11 nëntor dhe Maqedoninë katër ditë më pas, ndërkohë që entuziazmi në kampin kuqezi është ajo që mund të dalloje më lehtë, si në ambientet e rezidencës së Kombëtares në hotel “Durrah”, ashtu edhe te tre lojtarët që dolën para mediave. Në fakt, miqësoret kundër azerëve dhe maqedonasve janë në funksion të përgatitjeve të Botëorit 2014, edhe pse ndeshjet zyrtare do të nisin shtatorin e vitit të ardhshëm.

ANDI LILA - Mbrojtësi i fuqishëm kavajas Andi Lila (23 ndeshje me përfaqësuesen), një nga dy lojtarët që përfaqësojnë klubin grek PAS Janina, së bashku edhe me mesfushorin Emiljano Vila, tha: “Tani jemi në një fazë tjetër, ku do të përgatitemi për eliminatoret e kampionatit botëror. Tashmë i kemi njohur kundërshtarët dhe shpresoj që në këto dy ndeshje me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë të bëjmë figurë të mirë. Jemi të njëjtët, grup i mirë me njëri tjetrin. Edhe këto ndeshje besoj se do t’i kalojmë me sukses. Sa i përket karrierës sime te PAS Janina, mendoj që gjithçka po shkon mirë. Luaj titullar në çdo ndeshje dhe kam marrë vlerësimin e drejtuesve të skuadrës dhe të tifozëve. Kjo është shumë e rëndësishme për mua”

ANSI AGOLLI - Për mesfushori i Karabakut, Ansi Agolli (28 ndeshje, 2 gola), kjo është një sfidë e veçantë, pasi ish-lojtari i Tiranës luan pikërisht në kampionatin azerbajxhanas. “I kërkoj falje të gjithë shqiptarëve tani që po më jepet mundësia për gabimim që bëra në ndeshjen me Luksemburgun, ku dola me të kuqe. Sa u përket ndeshjeve të radhës, me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë, mund të them se janë shumë të rëndësishme për të nisur një erë e re me ekipin kombëtar, pas largimit të trajnerit Kuzhe”.

XHEVAIR SUKAJ – Golashënuesi më i mirë të Vllaznisë, Xhevair Sukaj, i cili me tetë golat e shënuar deri tani me fanellën kuqeblu, e ka merituar vendin e tij në Kombëtaren A, u shpreh i qartë për kontributin që mund të japë për kuqezinjtë, duke dhënë edhe një mesazh si lojtari i vetëm kuqeblu: “Për çdo futbollist kjo është një ëndërr. Është një vlerësim i madh. Kam qenë disa herë këtu e ndjej veten më të fortë dhe profesionist se më parë. Jam këtu për të dhanë më të mirën nëse më jepet mundësia. Shpresoj dhe besoj që do t’ia shpërblej. Rikthehem pas 2 vjetësh dhe jam i vetmi lojtar që përfaqësoj Vllazninë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›