Redi Jupi: Model gjerman për ekipet kombëtare të moshave

/* */
Dash Frashëri - Prej pak muajsh, Redi Jupi, ish-kapiteni i Dinamos (kampion në sezonin 2001-2002) është shefi i Ekipeve Kombëtare, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ka në varësi të gjitha ekipet Kombëtare, U-17, U-19 dhe U-21, kombëtaren e femrave dhe atë të futbollit në sallë. Para pak javësh, Kombëtarja U-17 arriti të kualifikohej për në turin e dytë, atë Elite Round, dhe një shans të tillë pritet ta ketë dhe ajo U-19, duke u kualifikuar si vendi i tretë më i mirë në fazën e grupeve, vendim që do të mësohet më 26 tetor, kur dhe të përfundojnë ndeshjet e grupeve të tjera. “Nuk është se pretendojmë se kemi bërë gjëra të mëdha, por të paktën jemi bindur se rruga e zgjedhur është e drejtë. Strategjia ka filluar të japë frytet e saj”, - tha për “Telegraf”, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare (19 ndeshje, 1995-2006). Jupi, i cili ka luajtur edhe në Kroaci dhe Turqi, dhe ka veshur fanellën e të tre ekipeve të kryeqytetit, Dinamos, Tiranës dhe Partizanit, foli edhe për emërimet e reja të trajnerëve të tha se për talentet FSHF-ja ka zgjedhur modelin gjerman në ngritjen e strukturës së saj për të rinjtë, por përveç një projekti të mirë nevojiten dhe investime.
Redi Jupi, dy nga tre ekipet kombëtare të moshave, ato U-17 dhe U-19, bënë një paraqitje të mirë në kompeticionet e tyre në Europë. Si shefi i ekipeve kombëtare, si do t’i vlerësonit paraqitjen e ekipeve tona?
Në të dyja turnetë në të cilët morën pjesë ekipet tona, ne arritëm rezultate shumë të mira. Jemi shumë të kënaqur me ato që ne prodhuam. Dua të theksoj, se kjo nuk është vetëm puna e një-dy javëve, aq sa zgjat kompeticioni, por e një strategjie të qartë dhe një pune gjatë gjithë vitit. Gjithsesi, nuk është se pretendojmë se kemi bërë gjëra të mëdha. Pak gjëra kemi bërë në fakt, pasi koha që kemi pasur në dispozicion nuk ka qenë e madhe, por të paktën jemi bindur se rruga e zgjedhur është e drejtë. Strategjia ka filluar të japë frytet.
Federata ka bërë edhe një riorganizim në strukturën e zyrës së menaxhimit të ekipeve Kombëtare, ndërkohë që Presidenti Duka emëroi trajnerë të rinj në krye të ekipeve. Çfarë impakti prisni?
Federata prishi kontratën me konsensus me ish-trajnerin e Kombëtares U-21, Artan Bushatin, duke emëruar Skënder Gegën në vendin e tij. Logjikën do ta konsideroja të drejtë. Shumica e lojtarëve të Kombëtares U-19, të cilën e drejtonte me parë Gega, do të jetë pjesë edhe Kombëtares U-21. Mendoj se është njeriu më i përshtatshëm për këtë. Tregoi se është një trajner i suksesshëm, solli një mentalitet pune dhe profesionalizmi. Mendojmë se kemi bërë zgjedhjen e duhur.
Në krye të Kombëtares U-19 u emërua Foto Strakosha. Cilat ishin motivet që vendosën për të?
Foto Strakosha, i emëruar në krye të Kombëtares U-19 është një emër i madh i futbollit tonë. Madje do ta konsideroja sakrificë dhe për të, pasi la ekipin e tij në Greqi, Panionosin e Athinës, ku punonte si trajner portierësh, e sigurisht ku dhe fitonte më shumë. Pata një takim pune më të ditën e martë dhe e pashë se e kishte marrë me shumë entuziazëm. Kishte një dëshirë të madhe për të punuar me Kombëtaren. I është futur me shumë pasion. Kjo është shumë e rëndësishme si fillim. Foto ka bërë edhe një sakrificë ekonomike. Unë besoj se ai ka për të bërë gjëra të mira me Kombëtaren U-19. Edhe me U-19 mund të kualifikohemi për në Elite Round, si vendi i tretë më i mirë në grupe. Kjo do të përcaktohet më 26 tetor, kur do të mbyllen edhe të gjitha grupet.
Kombëtarja U-17 u kualifikua për herë të tretë në historinë e saj 21-vjeçare në eliminatoret e Kampionateve Europiane të kësaj moshe. Si do ta vlerësonit?
Shqipëria U-17 i është besuar boshnjakut Xhemal Mustedanagiç. U kualifikua për në raundin e Elite Round, takimet e të cilave do të luhen në mars të vitit të ardhshëm. Edhe më të unë besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Janë një kontingjent i mirë lojtares dhe nëse do të punojnë në vazhdimësi me seriozitet i kanë të gjitha shanset të veshin edhe fanellën e Kombëtares A. Edhe U-19 ka potenciale të mëdha për t’i çuar ata te ekipi i parë.
Duket se ka një linjë me trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave, pasi që të gjithë janë ish-lojtarë të përfaqësueses. A e konsideroni një gjetje pozitive?
Po, sigurisht. Me aq informacion sa kam, thuajse në të gjitha ekipet evropiane ndiqet kjo filozofi. Direktivat e fundit të FIFA-s dhe UEFA-s është që në federatat e futbollit duhet të punojnë njerëzit e futbollit. Dhe që kanë bërë kualifikimet e duhura. Trajnerët që kemi zgjedhur ne janë ndër më të spikaturit. Skënder Gega sjell përvojën e tij nga Shtetet e Bashkuara, Foto Srakosha nga Qipro dhe Greqia, Xhemal Mustedanagiç nga Kroacia.
Pas pak ditësh, U-21 do të përballet me Rusinë (10 nëntor) dhe Portugalinë (14), çka përkon dhe me debutimin e trajnerit Skënder Gega. Si do ta cilësonit?
Është një test shumë i fortë. Janë dy më të mirat e grupit tonë. Në fakt, duhet ta pranojmë se dhe për shkak të kohës së pakët, nuk kemi bërë gjëra të mëdha. Unë shpresoj se në këto dy ndeshje të minimizojmë pak dëmet e pësuar në tre takimet e para. Pas këtyre sfidave do të nisim një riorganizim total.A ka ndonjë model ku bazohet Federata Shqiptare e Futbollit për punën me ekipet kombëtare?
Organizmi i ekipeve tona kombëtare është e ngjashme edhe me shumë vende të tjera. Kemi marrë rekomandime edhe nga FIFA dhe UEFA. Ka një mënyrë funksionimi të punës në grup. Në mënyrën sesi vijnë lojtarët. Trajneri vendos vetëm për 22 lojtarët që thërret në grumbullim, e sigurisht dhe për ata që hedh në fushë. Nuk ndërhyjmë teknikisht. Gjithsesi, modeli ynë i ekipeve zinxhir është në miniaturë një imitim i sistemit të ekipeve zinxhir të Gjermanisë dhe Austrisë. Them në miniaturë, pasi Gjermania shpenzon të paktën 180 milionë euro për moshat. Buxheti ynë është shumë i vogël, pasi kaq janë dhe mundësitë tona. Megjithatë, dua të theksoj se Gjermania mezi na mundi 1-0 dhe me penallti në ndeshjen për Kombëtaren U-17. Gjithsesi, kjo nuk është përballja reale, por ne themi se kjo është një shenjë e mirë se jemi në rrugën e duhur.
Zoti Jupi, po shohim një fluks jo të vogël të rekrutimit të lojtarëve kosovarë që luajnë në Europë. Sa futbollistë të tillë janë thirrur në Kombëtaret e moshave?
Janë tetë lojtarë, tre janë te U-21, Mërgim Brahimi, Imran Bunjaku, Agonit Sallaj; dy te U-19, Mërgim Bajarktari, Arbnor Fejzullahu dhe tre te U-17.
Skeda
REDI JUPI
Datëlindja: 31 maj 1974
Roli: mesfushor
Karriera me klubet
1994-1996 Dinamo 25 (1)
1995-1996 Partizani 17 (1)
1996-1997 Istra Pula 9 (0)
1997 NK Rijeka 3 (0)
1998 Vevçe Ljub.22 (1)
1998-1999 Partizani 25 (2)
1999-2002 Dinamo 71 (5)
2002-2003 Tirana 22 (3)
2003-2006 Diyarbakırs.88 (1)
2006-2008 Dinamo 15 (2)
Ekipi Kombëtar
1995-2006 Shqipëri 19 (0)
GJASHTË ZYRAT RAJONALE
Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Fier
KATËR ZYRAT E TALENTEVE
Itali, Greqi, Zvicër dhe Gjermani
Pesë ekipet
Jupi ka qenë më parë shefi i Zyrës së Zbulimit të Talenteve. Rezultatet e mira të kombëtareve të moshave i dhanë mundësinë edhe të meritoni detyrën e shefit të ekipeve Kombëtare. “Në fokusin e detyrës si shef i zbulimit të talenteve, ishte individualizmi i lojtarëve të talentuar në funksion të ekipeve Kombëtare. Këtë zyrë sërish e kam në varësi, me funksionin e ri që kam si shef i ekipeve Kombëtare. Kjo tani nuk ka të bëjë më individualizimin e lojtarëve, por kam në varësi të gjitha ekipet Kombëtare, U-17, U-19 dhe U-21, kombëtaren e femrave dhe atë të futbollit në sallë. Kam në varësi trajnerët dhe organizimin e ekipeve, mënyrën e funksionimit të tyre, programin.”.
TRAJNERËT
Kombëtarja U-21
Skënder Gega
Kombëtarja U-19
Foto Strakosha
Kombëtarja U-17
Xhemal Mustedanagiç
Kombëtarja e femrave
Altin Rraklli
Futbolli në Sallë
Armand Damo