E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lila Embargoja mbetet ne fuqi


Ministrja kosovare e Tregtisë, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se marrëveshja për vulat doganore me Beogradin nuk nënkupton heqjen menjëherë të masave të reciprocitetit.

“Vendimi për reciprocitetin do të ndryshojë në momentin kur të jenë plotësuar të gjitha kushtet”, ka deklaruar Lila.

Ministrja ka saktësuar se tani do të mbikëqyren të gjithë elementët e implementimit të marrëveshjes për të marrë vendime të mëtejshme.

Lila, njëkohësisht zëvendëskryeministre e Kosovës, ishte zyrtarja që firmosi vendosjen e masave të reciprocitetit kundrejt Serbisë, të cilat ndalojnë hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

Bisedimet, arrihen dy marrëveshje në Bruksel

Në Bruksel ka përfunduar raundi i radhës i dialogut Kosovë – Serbi. Bisedimet e së premtes, ndonëse në një atmosferë të tensionuar, kanë arritur të përfundojnë me dy marrëveshje, një për vulat doganore dhe për regjistrin kadastral. Sipas palëve pjesëmarrëse, zbatimi i marrëveshjes për vulat pritet të ndodhë shumë shpejt.

Kreu i delegacionit serb në bisedime, Borislav Stefanovic, tha se me njohjen e vulave, pritet që Kosova “brenda 7-10 ditësh të heqë embargon ndaj mallrave të Serbisë” dhe të lirojë mundësinë e qarkullimit të lirë të mallrave nga Serbia në, siç tha ai, “pjesën tjetër të territorit të Serbisë”.

Ndërkaq, sipas Telegraf, kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes, tha se kjo e fundit do të thotë “heqje e embargos shumëvjeçare që Serbia u ka bërë mallrave të Kosovës”, në kundërshtim me, siç u shpreh, parimet e tregtisë së lirë në rajonin e CEFTA-s.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova “Delo”: Serbia, pranë njohjes së Kosovës
Marrëveshja e arritur për vulat doganore mes Prishtinës dhe Beogradit e ka afruar Serbinë drejt njohjes së shtetësisë së Kosovës, shkruan në numrin e sotëm të saj e përditshmja sllovene “Delo”. Jahjaga vizitë zyrtare në Bruksel
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku në ditët e ardhshme do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të BE-së. Policia lë të lirë aktivistët e Vetëvendosjes
Lirohen aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar ditë më parë pasi sulmuan me domate makinën e zëvendëskryeministres kosovare Edita Tahiri. Paktet, Kacin: Hapa të rëndësishëm
Arritja e marrëveshjes për vulat doganore të Kosovës dhe për kadastrat paraqet hap të rëndësishëm në përparimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Marrëveshjet, Tahiri: Bëmë veprimet e duhura
Zëvendëskryeministrja e vendit, kryenegociatorja Edita Tahiri, duke i vlerësuar shumë të rëndësishme marrëveshjet e arritura me Serbinë për njohjen e vulave doganore dhe kthimin e dokumenteve kadastrale, ka deklaruar se shteti serb me këtë akt e ka pranuar pavarësinë e Kosovës në fushën e doganave.


Lajmet kryesore

Prokuroria, hetim kabllogramëve
Krijohet një grup për të verifikuar mesazhet
Rama: PS, lidershipi i integrimit
Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
"Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"
Licensa e dytë 3G

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›