Arsimi profesional, regjistrimet këtë vit në rënie

Ata që sot duan një zanat, janë më të paktë në numër se vitet e shkuara. Treguesi i kësaj, është niveli i regjistrimeve në arsimin profesional, i cili është me i ulët dhe shumë larg vendeve të tjera europiane.
Edhe pse tregu i punës është i hapur për shumë zanate, në shkollat profesionale më të preferuara nuk numërohen më shumë se 300 nxënës, ndërsa disa prej degëve janë të mbyllura për shkak të mos pasjes së kërkesave.
Ilia Paluka, drejtori i Agjensisë Kombëtare të Arsimit Profesional, thotë se për të rimkëmbur këto shkollat duhen strategji të reja. Stategji, që lidhen me tekstet e reja, lëndë të veçantë dhe dhënie e bursave për lehtësi studimi.
Paluka i orienton nxënësit drejt fushave të veçanta si; bujqësi, veterinari, ndërtim, teknonologji-informacioni dhe pyjore, ku tregu i punës ofron më shumë mundësi.