Lila: Serbia shkel marrëveshjen me Kosovën
Serbia vazhdon të mos lejojë hyrjen e mallrave kosovare në territorin e saj. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, në një prononcim për mediat kosovare deklaroi se dy ose tre kamionë me dokumentacion të strukturave paralele kanë hyrë në shtetin serb, por, sipas saj, ky lloj dokumentacioni është i papranueshëm dhe paraqet shkelje të dyfishtë.
Edhe shkelje e marrëveshjes së 2 shtatorit të arritur në Bruksel, por edhe shkelje e parimeve që BE i ka dhënë Serbisë për shuarjen e strukturave paralele. Megjithatë, në bazë të marrëveshjes së 2 shtatorit, asnjë nga kamion nga Republika e Kosovës nuk ka hyrë në Republikën e Serbisë, tha Kusari Lila.
Sipas saj, Prishtina zyrtare, në koordinim me faktorët evropian, është në pritje të ndërmarrjes së hapave të ardhshëm.