Minatorët refuzojnë propozimet e ACR
Ndërsa greva e minatorëve ka hyrë në ditën e saj të tretë, një përfaqësi e tyre është takuar sot me presidenten e kompanisë ACR për arritjen e një marrëveshjeje, por edhe kësaj here nuk është arritur një zgjidhje.
Minatorët kanë hedhur poshtë marrëveshjen me 7 propozimet e ACR-së, duke deklaruar se do të vijojnë me gervën e urisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Në takimin e sotëm, kompania ACR u ofroi minatorëve një marrëveshje, e cila nuk u pranua prej tij tyre për shkak të mospërfshirjes në të të tre kërkesave të tyre: largimi i drejtorit të minierës, pagesa për të gjitha ditët e grevës dhe garancitë për investime në nivelin e 16 të minierës.
Ndërkohë, minatorët kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë në Bulqizë. Ata kanë shfaqur sot shenjat e para të problemeve shëndetësore.