E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj inspektoreve, të djathtët nuk pranojnë që të mblidhet këshilli bashkiak

www.youtube.com/watch?v=nralYuZT3es

Grupi i këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës ka kërkuar edhe njëherë mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me dhunën e ushtruar nga kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ndaj dy punonjësve Anila Çobani dhe Etleva Duro.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi është shprehur në një prononcim para ndërtesës së bashkisë se grupi i këshilltarëve të djathtë nuk ka pranuar një kërkesë të tillë.

Sipas Dalipit ata kishin dorëzuar një kërkesë që këshillit të mblidhej për të diskutuar për dhunën e ushtruar ndaj dy inspektoreve nga  por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga pala tjetër.

Dalipi ka kërkuar që për këtë problem të reagojnë ambasadorët si edhe të thirret në interpelancë kryeministri i vendit.

F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›