Lila Tirana i ka te gjitha mundesite per tu shpallur kampione
Mbrojtesi Andi Lila shprehet se Tirana i ka te gjitha mundesite qe te fitoje titullin kampion. Sipas lojtarit te bardhebluve me elementet qe ka ne perberje dhe situaten ne permiresim te vazhdueshem ekipi mund te mposhte te gjithe rivalet. Objektivat per ne nuk kane ndryshuar. Vazhdojne qe te jene te njejtat e fillimsezonit. Nga ndeshja ne ndeshje ne po tregojme se jemi permiresuar- u shpreh Lila.
Futbollisti kujton edhe takimin e javes se tete kunder Beses. Humbja e pesuar u shkaktoi probleme bardhebluve te cilet fajin per kete deshtim ia hedhin gjykimit te gabuar. Une jam i mendimit qe Besa nuk kishte asnje mundesi qe te fitonte ndaj nesh nese nuk do te ishte ndihmuar nga arbitri - theksoi lojtari. Ne takimin e fundit ndaj Teutes mbrojtesi i djathte ka ndryshuar rol pasi eshte aktivizuar ne zemer te repartit difensiv. Per kete ceshtje vete Lila ka lene te kuptohet se nuk perben problem. Une ndihem mire kur luaj si mbrojtes i djathte. Megjitahte nese trajneri vendos qe une te rri ne qender te mesfushes apo si qendermbrojtes sic luajta ne takimin ndaj Teutes per mua nuk ka asnje problem. Jam lojtar profesionist dhe puna ime eshte qe te zbatoj detyrat qe me le trajneri. Si per mua e cdo futbollist tjeter me teper vlere ka qe te fitoje ekipi - perfundoi mbrojtesi i Tiranes.