Menaxheri i Raikonenit Klienti im nuk do te garoje ne Formulen 1 ne 2011
Te gjithe fansat e Kimi Raikonenit per te pare idhullin e tyre ne nje njevendeshe te Formules1 do tu duhet qe te presin te pakten edhe nje vit. Ka qene vete menaxheri i pilotit finlandez ne nje deklarate per shtyp qe ka mohuar te gjithe zerat qe flisnin per rikthimin ne Formulen 1 te ish-pilotit te Ferrarit ne Boterorin e 2011-s. Gjate diteve te fundit shume media njoftuan se menaxheri i Raikonenit kishte takuar jo pak here disa prej drejtuesve te skuderise Reno. Per televizionin finlandez MTV3 Robertson tha Kurre mos thuaj kurre. Per momentin ne nuk kemi hedhur syte nga Formula 1. Tani per tani Kimi eshte i fokusuar ne kampionatin e Rally-t. Me tej menaxheri i pilotit finlandez hodhi drite mbi zerat qe flasin per nje prishje te kontrates se klientit te tij me Citroen Junior Team ne 2011-n. Tani mund tju tregoj vetem se kemi pasur shume kontakte me nje numer te madh skuadrash. Me duhet tju njoftoj se ende asgje nuk eshte vendosur. Ne momentin qe do te kemi nje marreveshje atehere do tju njoftojme. Per momentin nuk kemi firmosur asgje - perfundoi Robertson. Kimi Raikonen kampioni i botes ne Formulen 1 ne vitin 2007 aktualisht garon ne kampionatin Rally me veture Citroen.