E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lila dhe Agolli justifikojne fanellen

Trajneri i kombetares sone, Ari Han ndoqi sipas programit te paracaktuar, ndeshjen Tirana-Shkumbini. Ne fakt edhe kjo ndeshje nuk paraqit ndonje nivel te larte, gjithsesi njeshi i stolit kuqezi mbeti disi i kenaqur, pas ndeshjes se fundit, nga paraqitja e lojtareve te kombetares. Te pakten dy lojtaret qe jane ne formacionin kuqezi, Lila dhe Agolli, ne prani te holandezit, treguan se e meritojne vendin. Madje Lila mund te jete edhe titullar ne ndeshjen e radhes ndaj Maltes. Nje dite me pare, trajneri ishte ne Lushnje, ku pa Elbasanin, por mbeti i zhgenjyer me nivelin e lojes. Ndeshja Lushnja-Elbasani nuk u ngjit asnjehere ne nivelin qe pritej, c'ka solli deri diku zhgenjimin e trajnerit te perfaqesueses.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›