E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne “Roza Haxhiu”, Lushnja ne pritje te “stuhise”

Guri i hedhur nga nje tifoz i papergjegjshem qe shkaktoi plagosjen e rende te lojtarit te Apolonise, Maringlen Shoshi, do t’i kushtoje shume klubit te Lushnjes.

Ne baze te rregullores se FSHF-se, pervec stadiumit “Roza Haxhiu”, masat ndeshkuese do te prekin edhe klubin myzeqar. Sipas nenit 24/1 te Kodit te Drejtesise Sportive, klubi i Lushnjes rrezikon te gjobitet nga 100–300 mije leke, ndersa skuadra vendase mund te luaje nga 1-6 ndeshje jashte fushes se vet, ose pa pranine e tifozeve.

Nje tjeter nen i Kodit te Drejtesise Sportive, ai 14, e gjobit klubin qe nuk permbush detyrat ne drejtim te organizimit dhe sigurise se ndeshjes me 100–500 mije leke, ose dy ndeshje pezullim. Ne marrjen e vendimit te Komisionit te Disiplines ne FSHF, nje rendesi te vecante ka edhe relacioni i gjyqtarit te ndeshjes dhe te deleguarit te federates, pasi sipas nenit 24/21, ekipi vendas mund te humbase ndeshjen edhe ne tavoline.

Dhuna e ne Lushnje eshte rasti i perseritur ne futbollin shqiptar, pasi shpeshhere stadiumet tona kthehen ne “arena gladiatoresh”. 7 jave me pare ky fenomen i shemtuar ndodhi edhe ne Fier, ku pervec skuadres se Apolonise qe u gjobit me 200 mije leke, u pezullua per dy ndeshje edhe stadiumi i ketij qytetit.

Rastet me flagrante te dhunes kane ndodhur ne kategorine inferiore. 2 vjet me pare, gjate ndeshjes Burreli–Erzeni u dhunua rende i deleguari i FSHF-se Sulejman Mema dhe futbollistet e ekipit mik. Denimi i FSHF-se ishte maksimal; perjashtimi i Burrelit nga Kategoria I, nje vendim qe me pas u hodh poshte pasi klubi matjan fitoi ceshtjen ne KAS te Lozanes.

Pas kesaj humbjeje, FSHF nuk ka patur me guximin per te marre masa ekstreme edhe pse ka patur situata te renda ne fushat shqiptare, duke i kaluar ato me gjoba apo dhe me pezullim te fushes.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›