E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liljana Kondakçi përfundon dënimin për drogë

Këngëtarja Liljana Kondakçi, e njohur si “La mamma” në rrjetin e trafikut të drogës në Itali, ka përfunduar dënimin e saj me 2 vite dhe tetë muaj burg në Itali për trafik droge dhe është riatdhesuar në Shqipëri. 

E cilësuar edhe si “Mina e Shqipërisë”, Kondakçi u arrestua në Selanik në vitin 2010, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u ekstradua më pas në Itali.

Këngëtarja lirike e viteve ’80, ishte dënuar nga Gjykata e Katanxaros, që e shpalli fajtore këngëtaren për akuzën pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Kondakçi ishte një ndër të dyshuarit e operacionit të kryer nga Guardia di Finanza dhe për këtë fakt ishte lëshuar një urdhër arresti për të. Në maj të vitit 2006, Kondakçiu është ndaluar në stacionin hekurudhor të Barit me një sasi prej 3.3 kilogramësh heroinë. Ajo thirrej në mes të anëtarëve të grupit si “Mamaja” ose ” Këngëtarja “.

Siç bëhet e ditur nga përgjimet, Liljana Kondakçi kishte marrë përsipër rolin e korieres së drogës, duke përdorur popullaritetin e saj për të shmangur kontrollet e Policisë Shqiptare. Proceduarat e arrestimit nisën në vitin 2006 dhe pas gjykimit Kondakçiu u dënua me 2 vjet e 10 muaj burg. Ajo u dërgua në një institut murgeshash, ku do të kalonte dënimin, por që aty arriti të largohej për në Greqi, ku ra sërish në pranga.

Gjatë super-operacionit “Shkodra”, hetimet e të cilit filluan në vitin 2005, u arrit të sekuestrohej një sasi prej 500 kg heroinë, kokainë dhe marijuanë. Trafiku i drogës, sipas Prokurorisë Italiane, drejtohej nga një shqiptar dhe një rumun, por kishte edhe eksponentë kalabrezë, të cilët kujdeseshin që droga e ardhur nga Lindja, të hidhej në treg pa kaluar më parë në Altomonte. Në qytetin e vogël të Cosenzas, sipas hetuesve, banda do të kishte ndërtuar një bazë të vërtetë të përpunimit dhe shpërndarjes së drogës që vinte nga Shqipëria./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›