E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lily Collins e “Ngecur në dashuri”, roli më i ri

Lily Collins ka interpretuar rolin e një shkrimtareje të re në komedinë romantike “Ngecur në dashuri”. Filmi tregon peripecitë e një familje të pazakontë së një romancieri i cili është ende i dashuruar me ish-gruan, pavarësisht se është divorcuar prej saj prej më shumë se tre vjetësh, ndërsa fëmijët e tij kanë filluar të zbulojnë vështirësitë e marrëdhënieve romantike.

"Është historia e një familjeje shkrimtarësh, të cilët gjejnë shpirtin binjak në vendet më të paimagjinueshme, ose janë të mbërthyer në një situatë dashurie të pamundur, si personazhi i babait - shpjegon aktorja. - Vëllai bie në dashuri për herë të parë, ndërsa unë nuk besoj më te ndjenjat. Historitë personale janë parë përmes prizmit të familjes. Është një komedi romantike, por ka edhe aspekte dramatike. "

Aktorja dhe modelja, e bija e muzikantit britanik Phil Collins, gjen në një lloj kuptimi, aspekte të jetës së saj në portretin e kësaj familje aspak të zakonshme:

“Familja ime ka qenë gjithmonë e shpërndarë. Babai im është i famshëm se ka bërë ato që ka bërë. Unë jam duke shkuar në një drejtim të ngjashëm, por në mënyrën time dhe kjo është ajo që përpiqet të bëjë dhe personazhi im. Ajo shkruan libra, si i ati, por ka stilin e saj personal. Besoj se është e rëndësishme të theksoj faktin se sot nuk ka më një model të së ashtuquajturës familje normale. Standardi nuk ekziston më dhe ky është normaliteti i ri. "

E reja Collins ka debutuar si aktore qëkur ishte 2 vjeçe, por është bërë e njohur fillimisht si modele. Roli i saj i parë i madh ishte ai i Borëbardhës, në filmin me të njëjtin titull të Tarsen Singh.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›