Kinema, vjen ‘Pacific Rim’, ku alienët nuk vijnë nga hapësira
Harrojeni Transformuesit dhe Godzillat.
Ka dalë në kinema filmi: 'PACIFIC RIM' i regjisorit fitues të çmimit Oskar, Guillermo del Toro, i cili premton për të transportuar audiencën në një epokë të re të filmave monsters kundër robotëve.
Alienët e 'Pacific rim' nuk vijnë nga hapësira, por nga fundi i detërave të planetin tonë. Për të luftuar njerëzit krijojnë robotë gjigandë. Regjisori i filmit tregon:
"Është një film i madh aventurë me robota dhe monstra gjigandë. Robotët janë të drejtuar nga dy pilotë, të pozicionuar në kokën e makinës. Një kontrollon hemisferën e djathtë, tjetri hemisferën e majtë. Duhet të punojnë në unison, si të ishim pjesë e një mendjeje të vetme, për t’u siguruar që robotët u përgjigjen komandave. Këto janë makina të mëdha, të larta thuajse 80 metra, janë si pallate në lëvizje".
Ky film është një vlerësim për filmat vizatimorë japonezë që kanë mahnitur regjisorin meksikan, qëkur ai ishte një fëmijë. Ai kujton:
"Më pëlqente veçanërisht 'Tetsujin 28', i cili, në Amerikë u quajt 'Iron Man', që s’kishte aspak të bënte me personazhin e Marvel, natyrisht. Fliste për një fëmijë, i cili kontrollon një robot. Isha kaq shumë i zhytur në atë botë që, një herë që jam sëmurur dhe kisha temperaturën të lartë deri në 40 gradë, ndërsa isha në kllapi, shikoja ‘Tetsujin’ të fluturonte drejt syve të mi. Pastaj ethet më ranë dhe u zgjova, por duke nisur nga ai moment, robotët kanë mbetur përgjithmonë të fiksuar në mendjen time”.
“Pacific Rim” i referohet të gjitha vendeve që lagen nga oqeani Paqësor dhe që në film, janë përballë një kërcënimi alien.
(d.b/BalkanWeb)