E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nextage, humanoidi i së ardhmes

Nuk jemi në një fabrikë të botës imagjinare të së ardhmes, por më 2013, në një fabrikë japoneze në afërsi të Tokios.

Këtu prodhohen makina shitëse biletash dhe ATM. Prej shumë kohësh në industri përdoren robotë për të mbledhur, montuar, salduar; por në këtë fabrikë në periferi të Tokios, robotët që përdoren kanë formën e njerëzve.

Një punëtor garanton se “është simpatik. Si të ishte një qenie njerëzore”. “Është i këndshëm”, shton një tjetër.

Ky humanoid quhet Nextage dhe është prodhuar nga Industritë japoneze Kavada. Me sytë e tij pak të trishtuar mund të kujtojmë ET (I TI). Sigurisht, jeta e tij shumë e bukur nuk është: në fakt ai vetëm punon. Dhe me kolegët e tij, marrëdhëniet janë mjaft ekstravagante: "Ai punon me saktësi më të madhe sesa ne – shpjegon një punonjës - dhe duke qenë se punojmë në krah të tij, kjo na motivon."

Nextage ka lindur jo shumë larg nga fabrika ku ai punon. Për ta realizuar u deshën rreth 5 vjet. Në këto momente është duke ndërtuar një lojë elektronike. Me katër telekamera, dy në sy dhe dy në duart, është i palodhur.

Inxhinieri Atsushi Hayashi shpjegon:
“Mund të punojë 24 orë në 24 dhe ka një kohëzgjatje që zgjat nga 3 deri në 5 vjet. Nuk bën pushime dhe nuk sëmuret kurrë”.

Është e panevojshme të thuhet që Nextage nuk është në gjendje të marrë ndonjë iniciativë. E gjithë puna e tij, sado qoftë e saktë, është vetëm rezultat i një programimi kompjuterik.

Inxhinieri informaticien, Hirozuki Fuxhi, shpjegon:
“Nuk është shumë i komplikuar. Kemi tashmë një skemë të programimit të çdo lëvizjeje. Mjafton të selektohet skema për të bërë të veprojë si duam ne”.

Nextage tani është duke u prodhuar nga industrialistët. Disa dhjetëra kompani kanë porositur të paktën një ekzemplar. Kostoja e tij, është gati 30.000 Euro dhe amortizohet brenda disa muajsh. Suksesi i tij duket se vjen pikërisht nga fakti që duke gati si njeri.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›