E Diel, 1 Nëntor 2026

Limaj: Mund të më burgosin, por jo të më eliminojnë!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, u ka bërë me dije të gjithëve, që ta harrojnë idenë se mund ta eliminojnë politikisht.
"Edhe nëse më fusin në burg, kurrë nuk mund të më eliminojnë. Le ta harrojnë. Mund të më eliminojë vetëm vota e popullit", ka thënë Limaj.
 

Ai ka pohuar se nëse imuniteti nuk merret në Kuvend me 61 vota, çdo veprim tjetër do të jetë i paligjshëm. Deputeti i PDK-së është treguar i gatshëm për ballafaqim me drejtësinë, duke thënë se do të dalë prapë i pastër, si në rastin me Ministrinë. Ndërkohë ka shprehur bindjen që rrjedhimisht nuk ka asgjë në rastin që po akuzohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›