E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkanin po e ‘mbyt’ korrupsioni

Nga Express më 17 maj 2011 në ora 22:00

Sipas raportit të fundit të OKB për Drogë dhe Krime(UNDOC), i cili u publikua sot në Bruksel Ballkanin po e ‘mbyt’ korrupsioni.

“Korrupsioni, pas papunësisë, dhe standardit të ulët jetësor, është brenga më e madhe e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, të cilët thonë se u japin ryshfet policëve, nëpunësve shtetëror, por edhe mjekëve, gjykatësve dhe prokurorëve”, thuhet në raportin e OKB-së.

Në raport më tej theksohet se 12 për qind të banorëve të Ballkanit Perëndimor, paguajnë ryshfet të paktën një herë në vit.

“Korrupsioni më i pranishëm është në Bosnje dhe Shqipëri, e pastaj në Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ndërsa thuhet se është më pak i shtrirë në Maqedoni”, bën të ditur raporti i OKB-së. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›