E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, shpallen koeficientet per te gjitha deget

Universiteti i Tiranes, shpall koeficientet per lendet me zgjedhje per maturantet. Dje, rektori Dhori Kule, prezantoi te gjithe koeficientet qe jane propozuar nga ky universitet ne menyre qe maturantet ta kene mire parasysh se c'zgjedhje do te bejne ne momentin qe vendosin te aplikojne per nje dege te caktuar. Keshtu, Fakulteti i Ekonomise ka propozuar qe lenda me detyrim e Matematikes te kete koeficientin me te larte, 1,3, per vete lidhjen e kesaj lende me specifiken e Fakultetit te Ekonomise. Ndersa letersia eshte propozuar qe te kete koeficientin 1.
Per sa u perket koeficienteve te lendeve me zgjedhje, logjika e ndjekur ka qene pikerisht edhe ajo qe eshte ndjekur per ekonomikun. Ne deget me profil shoqeror, koeficienti eshte me i larte pikerisht per lendet shoqerore. Ndersa per lendet shkencore, koeficienti eshte 1. Shembull tipik eshte Fakulteti i Drejtesise. Per lendet Fizike, Kimi dhe Biologji, ky fakultet ka vendosur koeficientin minimal 1, ndersa per te gjitha lendet e tjera, koeficientin 1,3. Fakulteti i Ekonomise ka vendosur koeficientin maksimal, 1,3 per lendet Kimi, Fizike dhe Biologji, ndersa per te gjitha te tjerat, koeficientin minimal. E njejta gje ndodh edhe me Fakultetin e Shkencave te Natyres, e cila ka ndjekur kete logjike.
Fakulteti i Historise dhe Filologjise, sikurse pritej, i ka dhene rendesine me te madhe lendeve shoqerore, duke u vendosur koeficient maksimal. Nese maturantet zgjedhin Fiziken, Kimine dhe Biologjine, ata s'do te kene shume shanse qe te fitojne ne deget e ketij fakulteti. Megjithate, sipas specialisteve, studentet qe jane me te mire ne shkencat shoqerore, aplikojne pikerisht ne keto te fundit, duke zgjedhur si rrjedhoje edhe lendet me kete profil. Pra, koeficienti qe do t'u llogaritet do te jete me i larte. Si pasoje, edhe shanset e tyre per t'u pranuar ne deget qe kerkojne, ne universitetet publike te Shqiperise. Studentet qe duan te vazhdojne studimet e larta ne Fakultetin e Mjekesise, bejne mire qe te zgjedhin lendet Fizike, Kimi dhe Biologji, nese duan qe te kene shanse per t'u pranuar ne universitete. Ndersa po zgjodhen anglisht, frengjisht, letersi, e lende te tjera te ketij lloji, atehere ata humbasin shume pike. Pra, sekreti per te fituar sa me shume pike, eshte zgjedhja e lendeve, te cilat kane nje koeficient me te larte ne nje dege te caktuar.
Koeficientet, pritet miratimi nga MASH
Ministria e Arsimit pritet qe te jape miratimin e saj per koeficientet e propozuar nga te gjitha fakultetet e Universitetit te Tiranes, madje jo vetem per kete te fundit, por edhe per te gjitha universitetet publike te vendit. Sipas rektorit te Universitetit te Tiranes, logjika e ndjekur eshte qe lendet me zgjedhje qe kane lidhje me degen do te kene koeficient me te larte. Ne fakt, 9 lendet me zgjedhje jane fikse per te gjitha deget e fakulteteve te UT-se dhe te te gjithe Shqiperise, thjesht ndarja e koeficienteve behet sipas brendise se lendes. Gjithashtu, edhe shkollat e mesme vendosin koeficiente, sipas llojit te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›