Preshevë, shqiptarët do të kenë këshillin e tyre nacional
Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve ishin subjektet e vetme që morën pjesë në zgjedhjet e djeshme, ndërkohë që subjektet e tjera që veprojnë në Luginën e Preshevës i kanë bojkotuar ato.
Me formimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, me ligj garantohen të drejtat në sferën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simbolit kombëtar. Në lista ishin të regjistruar rreth 27 500 shqiptarë, nga të cilët votuan 54.83 %.
Partia për Veprim Demokratik ka marrë 81.27 % të votave, ndërsa Unioni Demokratik Shqiptar ka marrë 18.73%. Këto zgjedhje u vëzhguan nga disa organizata, si OSBE-ja, zyra e të rinjve në Preshevë dhe Bujanoc, etj.