Shkupi përkujton 132-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Në teatrin shqiptar do të organizohet akademi solemne dhe do të shfaqet filmi dokumentar për këtë datë historike, ndërsa në Muzeun e Lirisë në Shkup, ministrat e Transporteve të Shqipërisë e Kosovës, Sokol Olldashi dhe Fatmir Limaj, do të marrin një dekoratë mirënjohjeje për ndërtimin e “Rrugës së Kombit” që lidh Shqipërinë me Kosovën. Ky aktivitet është mbështetur nga komuna çair.
“Këshilli organizativ për shënimin e 132-vjetorit të lidhjes së Prizrenit në Shkup në mbështetjen e plotë të komunës çair ka vendosur që më 10 qershor në ora 13:00 të ndajë vlerësime për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për kontributin e tyre në frymën e lidhjes së Prizrenit nëpërmjet të ndërtimit të Rrugës së kombit dhe lidhjes së Prishtinës me Tiranën, dhe urojmë që kjo rrugë të përfshijë sa më parë edhe kryeqendrën e tretë shqiptare, Shkupin, dhe të na udhëzojë të gjithëve së bashkë në Evropën e bashkuar ”, deklaroi Baki Halimi, drejtor i muzeut të Lirisë. /ina-start/