E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristovski po promovon enciklopedinë e tij

Akademiku Ristovski ka vepruar me kokë të vet, duke bërë promovimin e Enciklopedisë në Institutin për Art, Folklor dhe Etnografi në Kiev.

Udhëtimi i Ristovskit drejt Kievit është mbajtur larg opinionit publik, dhe në pikat kufitare ai nuk ka hasur asnjë vështirësi, pavarësisht se Enciklopedia Maqedonase duhej t’i konfiskohej.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i akademikëve shqiptarë në Maqedoni, të cilët e kanë dënuar veprimin e Bllazhe Ristovskit. Akademiku Alajdin Ajazi, anëtar i ASHAM-it, thekson se nuk çuditet nga ky veprim i Ristovskit, se përderisa ai ka shkruar “çudi” në pseudo enciklopedinë e tij, mund të ndërmarrë edhe veprime të tilla.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe akademiku Ali Aliu, i cili i kërkon Ristovskit të distancohet nga këto veprime të papërgjegjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›