E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj i bashkohet familjarëve

(E plotësuar) I shoqëruar nga Policia e Kosovës dhe të afërm për skaj tij, ish komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj rreth orës 17:00 i është bashkuar familjes.
....................

Deputeti Fatmir Limaj është liruar nga paraburgimi para pak çastesh. Atij i është zëvendësuar masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.

Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi.

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë Gjykata e Apelit pas ankesës së tij. Ky vendim do të zgjasë deri më 24 prill.

Indeksonline ka siguruar Vendimin e Gjykatës së apelit për zëvendësimin e masës së paraburgimit në arrest shtëpiak./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›