E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj refuzon t'i përgjigjet prokurorisë

(E plotësuar) Fatmir Limaj ka refuzuar tu përgjigjet pyetjve të prokurorit për rastin e MTPT-së. Avokati Tomë Gashi tha se kjo përpjekje e prokurorit ishte jo ligjore pasi që ka kaluar afati i prokurorisë sa i përket hetimeve përkitazi me rastin e Ministrisë. Limaj në Prokurorine Speciale ka qëndruar për rreth dy orë.

.......................

Prokuroria e EULEX-it ka hapur edhe një rast tjetër hetimi për korrupsion ndaj Fatmir Limajt.

Bëhet fjalë për dyshim mbi keqpërdorimin e tre tenderëve në Ministrinë e Transportit në kohën kur Limaj ishte ministër. Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Fatmir Limaj është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në rastin e dytë në lidhje me Mnistrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Ky është një hetim i ri në lidhje me tre tenderë të ndërtimit të rrugëve. Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Ndërkohë që, burime të Indeksonline mësojnë se i dyshuar për përfshirje në këto afera korruptive është edhe truproja i Limajt, Shpëtim Telaku, i cili dje është marrë në pytje nga prokurori

.

Sot rreth sot orës 10, deputeti Limaj është marrë në pytje nga prokurori special i EULEX-it, Johannes Pickert.

Në këto momente Indeksonline mëson se ka përfunduar intervistimi dhe Limaj është kthyer në shtëpi për ta vazhduar arrestin shtëpiak./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›