Limani i Wikileaks-it, një përzgjedhje thuajse terroriste e medias së majtë në Shqipëri
Qe disa kohë e gjithë bota flet për personin, i cili publikoi dokumentet e klasifikuara të Departamentit Amerikan të Shtetit. Editori i faqes së internetit Wikileaks, Julian Assange thuhet se është një gazetar, programues kompjuteri dhe haker australian. Pavarësisht dëmit moral dhe politik që mund të shkaktojnë dosjet e Wikileaks, ato nuk mund të shfrytëzohen si prova për ngritje të procedurës penale, siç po kërkohet kjo gjë nga qarqet majtiste në Shqipëri, pas publikimit të kabllogrameve. Wikileaks është kritikuar ashpër nga Qeveria Amerikane dhe kongresmenë të ndryshem në Capitol Hill si një ‘terrorizem informacioni’, ndërsa botuesi i saj, është cilësuar si një ‘terrorist i teknologjisë së lartë”. Assange është kritikuar edhe nga drejtësia e disa vendeve dhe nga gazetat më prestigjioze në botë. Këto dosje të cilat nuk e kanë verifikuar vërtetësinë e tyre janë kritikuar edhe nga ambasadori amerikanë në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.Skandalet që po i shkakton “Wikileaks”, sigurisht që do të zhduken si flluskë sapuni. Në bazë të këtyre të dhënave sigurisht që nuk do të vepron asnjë qeveri demokratike në botë. Nuk do të këtë asnjë shkarkim nga detyra, dorëheqje, arrestim apo burgim të ndonjë udhëheqësi të lartë shtetëror. Dhe kjo gjë me duket shumë e logjikshme. Opinioni i gjerë botëror po ballafaqohet me informacione të dyfishta. Në njërën anë kemi informacionet sigurisht të përpunuara dhe të redaktuara nga Assange. Ndërsa në anën tjetër publiku i gjerë do të këtë më shumë informacione të besueshme që ofrojnë gazetat, e veçmas ato gazeta prestigjioze botërore. Organizatat gazetareske që kanë pasur materialin e “Wikileaks”, kanë shumë dyshime në lidhje me etikën profesionale. Me të drejtë dyshohet në vërtetësinë e të dhënave të deritashme të publikuare nga Wikileaks. Në fakt nuk mund të jenë dy të vërteta për të njëjtën çështje. Ekziston vetëm një e vërtetë. Nje numër i madh blogerash publikojnë gjithçka, sekrete dhe jo sekrete, të vërteta dhe thashetheme. Ajo që e dallon gazetarine e mirëfilltë nga Wikileaks, eshte etika profesionale. Rasti i Wikileaks i minon të gjitha teorite e etikës dhe ve në provë moralin e profesionit të gazetarit. Nuk mund të quhet gazetari diçka, kur vidhen materialet sekrete siç po e bën këtë punë Wikileaks. Wikileaks nuk eshte burim i besueshem lajmi. Prandaj fushatën që po e bën shtypi i majtë këtyre ditëve në Shqipëri duke u bazuar në kabllogramet, kundër pozitës dhe pikërisht kundër kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha nuk mund të justifikohen. Madje pre e kësaj dashur ose pa dashur për një moment ra edhe vet presidenti shqiptarë Bamir Topi. Duket ashiqare së shtypi majtist në Shqipëri mezi ka pritur që të publikohen këso farë të dhënash në internet, për ta vazhduar fushatën aty ku e kishin lenë pas humbjes së Edi Ramës në garë me Lulzim Bashën për kryebashkiak të Tiranës. Edhe tash njësoj si gjatë fushatës zgjedhore u vu në dispozicion i tërë “arsenali” kunder kryeministrit historik të Shqipërisë, z Berisha. Shtypit të verdhë në Tiranë nuk i interesojnë fare të arriturat kolosale të Shqipërisë gjatë mandatit të Berishës si kryeminister i vendit. Me të drejtë zonja Hillary Clinton, kishte deklaruar se kjo agjenci "po rrezikon jetën e njerëzimit". Këto të dhëna të dyshimta është fakt së mund të rrezikojnë jetën e njerëzve të profilit të lartë dhe të tjerëve. Publikut të gjerë nuk i duhen të dhënat e mbushura me paragjykime ndër më të rëndat. Në anën tjetër gazetarët e përgjegjshëm karshi fjalës së lirë, sigurisht që e peshojnë mirë fjalën e publikuar duke zvogëluar dëmin karshi personave për të cilët bëhet fjalë. Njerëz të ndryshëm e kanë konsideruar Assange-n si një njëri narcisoid e disa të tjerë se Assange është një njëri i mbushur me paragjykime i cili dëshiron t’i viktimizoj të tjerët. Dhe kësi njerëz paragjykues ka sot më bollëk në botë. Se këto informacione të Julian Assangës janë shumë të dyshimta, fletë fakti si ky asnjëherë nuk e bëri të ditur burimin e tyre. Këto dokumente mund të përmbajnë gjëra që njerëzit zakonisht i thonë jozyrtarisht. Ato në fakt janë vetëm biseda të rëndomta. E gjithë kjo nuk do të duhej t’i trondisë themelet e gazetarise, për rolin, besueshmerine dhe mjetet e saj. Kabllogramet janë vetëm një pretekst më shumë i shtypit majtist në Shqipëri, kunder kryeministrit Berisha. Edi Ramës dhe sejmenëve të tij, të cilët i humben zgjedhjet, nuk u ka mbetur tjetër vetëm së të shfrytëzojnë kabllogramet kunder pushtetit legjitim të z. Berisha.Edhe kjo fushatë jo parimore e gjithë neokomunistëve të cilët janë çuar peshë do tu shkojë huq.Z. Berisha e mbron puna dhe përkushtimi i tij për shumë vjet me radhë si në planin e përgjithshem kombëtar dhe punën e madhe që ka bërë ai për një mirëqenje më të mirë për qytetarët e vet. Vetëm miopet politik dhe inatçinjtë e tipit të Edi Ramës, Rexhep Qoses me kompani shumë po i pengojnë sukseset dhe rezultatet e pamohueshme në të gjitha fushat e jetës që po i arrin Qeveria e kryeministrit të Shqipërisë, z. Berisha....