E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Rama s’i thirri sivjet militantët në Pezë?

17-09-2011 / Gazeta 55

Në muzg të aktivitetit të tij politik, kauzës së Edi Ramës i kanë skaduar edhe lekët e bashkisë, pasi ajo s’është më një lopë që vetëm milet. Me heshtjen e tij, Edvini tregoi dje se ua kishte me hile të gjithë veteranëve të luftës e se ishte hipokrit edhe në marrëdhënien e tij me përkujtimin e Konferencës së Pezës (duke përjashtuar aspektet private të jetës së tij në kullën e Dash Pezës)

Edi Rama çon drejt falimentit festën tradicionale të Pezës, edhe pse vitet e fundit kjo nuk ngjasonte si kumtesë përvjetori e klishe kulturore, por më shumë si moment dedikimi i marrëdhënies së tij me Dash Pezën. Dje ishte 16 shtatori, festa tradicionale e Pezës, në përkujtim të punimeve të konferencës së famshme të vitit 1942, indicia përpjekjes mbarë kombëtare në luftën kundër fashizmit. Por sa i kushtohej vërtetë kontekstit historik kjo datë e rëndësishme? Siç edhe është e njohur tashmë, festa e Pezës vit pas viti humbi vlerat e saj historike, duke u shndërruar në një festë bastarde, të mbushur me orgji dhe banalitete nga më të ndryshmet, ashtu siç i pëlqejnë Edi Ramës dhe adashit të tij të Pezës. Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë përvjetor të Pezës, Edi Rama ka refuzuar ta festojë, dukë lënë kështu me gisht në gojë jo vetëm Dashin e “babë” Myslymit, por edhe shpurën e trashëguar nga orgjitë e Mjaftit dhe G99-ës si Erjon Veliaj, Endri Fuga apo dhe Arbër Mazniku. Arsyet janë konkrete dhe lidhen me mungesën e financave që dikur siguroheshin nga arka e bashkisë së Tiranës. Më i shqetësuari ka qenë vetë adashi i Edi Ramës, Dash Peza, i cili i ndjerë i fyer për mos përkujtimin e përvjetorit të disatë të marrëdhënies së tij me Edi Ramën, ka shprehur për herë të parë pakënaqësi për sjelljen e kryesocialistit. Por, para se e gjithë kjo të konsiderohet si shenjë indiferentizmi, në mendjen e Dashit vlojnë mendime të ndryshme, në kërkim të zbulimit të arsyeve të vërteta të Edi Ramës, për të lënë në harresë 16 shtatorin historik, edhe pse përvjetori i festës së tij, s’ka lidhje me ngjarjen e 69 viteve më parë. Çdo 16 shtator s’ka qenë kurrsesi, një moment përkujtimor për “Konferencën e Pezës”, por mbi të gjitha ka qenë edhe është ndërtuar mbi bazën e raporteve të “klishesë së tij kulturore” me Dash Pezën, edhe pse pas kësaj fshiheshin raportet e ngushta personale me krahun e djathtë të tij. 16-shtatorët kanë shërbyer si moment justifikimi dhe aludues për të fshehur të vërtetën e festave të vona të Pezës, atëherë kur dy kullat ajo e Ramës dhe Dashit, s’janë më shumë se 10-20 metra larg njëra-tjetrës. Jo më kot, edhe kabllogramet e Wikileaks, që normalisht i janë dërguar Departamentit të Shtetit, evidentonin marrëdhënien e çuditshme të kryesocialistit me një prej deputetëve të tij, Dashamir Peza. Megjithatë, deri një vit më parë “festat e Pezës” festoheshin në mënyrë të shkëlqyer, teksa të ftuarve s’u mungonte asgjë deri në orët e para të mëngjesit në agim. Por, këtë vit ka rastisur ndryshe dhe aspak s’ngjason me namin e viteve të shkuara. I gjithë çelësi i “regresit” lidhet me ndërprerjen e fondeve dhe fjala është për ato që nxirreshin nga arka financiare e bashkisë së Tiranës. Kohët kanë ndryshuar dhe për “festën e Pezës” ndryshoi vlera kulturore e historike, teksa aktualisht duket se po festohet privatisht në shtëpinë e Edi Ramës apo të Dashamir Pezës. Muzgu politik i Edi Ramës ra me mungesën e të hollave për të financuar festat-orgji në kullat e brendshme të babë Myslymit...
Socialistët pyesin të habitur, Harasani iu jep përgjigjen: Festa e Pezës bëhej me financat e bashkisë/Socialistët u habitën dje kur mësuan se Edi Rama s’kish marrë mundimin të përkujtonte 16 shtatorin, në shenjë nderimi dhe vlerësimi për punimet e konferencës antifashiste të Pezës, e cila daton në 1942. E njohur si ceremoni rituale e socialistëve, veçanërisht të Edi Ramës dhe Dash Pezës, si dy bashkëjetuesit e kullës së babë Myslymit dje e injoruan në mënyrë të çuditshme përkujtimin e kësaj date historike. Më të shqetësuar nga e gjithë kjo ishin vetë socialistët, të majtë politikisht, të cilët duke mos ditur arsyet e vërteta të neglizhencës së 16 shtatorit, shfrytëzuan profilet e rrjetit social Facebook, për të ndërlidhur kontaktet me përfaqësues të Partisë Socialiste. Një ndër ta ishte deputeti Andis Harasani, i cili duke informuar qindra e mijëra socialistë “miq” në profilin e tij të rrjetit social, zbulon dhe arsyet e vërteta të “harresës” së festës së Pezës. “Nuk kuptoj dot se pse PS këtë radhë harroi festën e Pezës...Ç’më thoni, që bëhej vetëm me pagesën e bashkisë? Po ne si socialistë e duam Babën veç kur kemi Bashkinë dhe pa Bashkinë nuk e duam?”- thotë Harasani, në shenjë reagimi ndaj injorimit që PS i bëri festës së Pezës. Debati shkon edhe më tej, në akuza ndaj kryesocialistit Rama për zhvatje të arkës së bashkisë, për t’i vënë të ardhurat financiare në shërbim të harameve të tij në kullën e fshatit Pezë.   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›