E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgatitjet e fshehta për spastrimin e PS nga soji i Ruçit dhe Dades

17-09-2011 / Gazeta 55

Rama ka shpallur fazën finale të spastrimeve në parti, duke publikuar emrat e atyre që s’do të jenë në strukturat e ardhshme drejtuese. Përveç disidentëve publikë, konfirmohet largimi i Gramoz Ruçit, Arta Dades, Ermelinda Meksit, dhe një aradhe të gjatë funksionarësh të vjetër. Sipas rekomandimit të një këshilltari të ri mediatik që është atashuar pranë Ramës, ka ardhur koha për një pazar të ri partiak dhe Blushit pritet t’i blihet marrëveshja me rimarrjen e postit numër dy të partisë

Gramoz Ruçi “de facto” nuk është kryetar i grupit parlamentar të PS-së. Kjo u konfirmua dje, ndërsa është thjesht dhe vetëm çështje kohe që kjo gjë të marrë edhe statusin “de juro”.
Dëshmia më e mirë e aneksimit të kryedeputetit socialist, u bë e ditur, kur ndërsa letrës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi për homologun tij Gramoz Ruçin, ju përgjigj një deputet i PS-së, sikurse Ditmir Bushati (por jo kryetari Gramoz Ruçi).
Që Gramoz Ruçi “e ka marrë rrokullimën”, kjo gjë dukshëm ka bërë “bum” që më përpara, “zyrtarisht” që kur atij para zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011, “ju përcoll” një mesazh në formën e dhunës fizike, sërish nga deputetët të PS-së, që s’kanë as gjë më shumë, apo edhe asgjë më pak se Ditmir Bushati. Por, “e reja”, që “po ngre kokë” dhe që gjithnjë e më shumë “po zë vend” ndër anëtarësinë dhe drejtuesit e PS-së, ka të bëjë me faktin se Gramoz Ruçi “po tërheq këmbët zvarrë” dhe po merr me vete edhe të tjera emra, si Arta Dade e Emelinda Meksi, sigurisht krahas edhe “disidentëve” të shpallur si armiq brenda PS-së.
Me vendosjen e emrit të Gramoz Ruçit, në krye të listës së “të harruarve”, PS-ja duket se ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve për spastrimin e radhëve të kësaj partie dhe strukturave të saj nga “të padobishmit” për kursin e ri...
Kjo natyrisht që ka edhe anën tjetër, atë të zëvendësimit të “të padobishmëve”, me “të dobishëm”, për kursin e ri. Sigurisht, se mos “i gënjen mendja” Ditmri Bushatit, kjo nuk do të thotë që ky (Ditmir Bushati), me qenë se u shfaq dje në vend të Gramoz Ruçit, do të jetë ai “zëvendësuesi”, e thënë ndryshe, kryetari i ri i grupit parlamentar të PS-së.
Por gjithsesi, gjasat janë që Edi Rama, në emër “të politikës së re”, t’ju kthehet emrave të vjetër, sikurse Ben Blushi, që dikur bënte sikur kryesonte Lëvizjen për Mendim Ndryshe, por që “thithja” e tij, në “pazarin e ideve” (jo në “fabrikën e ideve”), e shndërroi në një “Brut”, që ua futi shokëve të së njëjtës lëvizje, të cilët tashmë bëjnë thjesht dhe vetëm ca lëvizje kaotike.
Për të mos mbetur thjesht dhe vetëm në ‘tregun e thashethemeve”, mësohet se një këshilltar i ri mediatik pranë Edi Ramës ka ofruar edhe skemën e kohezionit të partisë së re... Pjesë e kësaj skeme të re, të partisë së re, është edhe katapultomi dhe shpërblimi i Ben Blushit si numri dy i partisë...
Kjo nuk është ndonjë gjë që duhet të përbëjë çudi. Sepse..., sepse..., pazaret janë në natyrën e “pazarit të ideve” të PS-së..., bashkë me linçimet.
Tani mbetet asgjë më shumë se sa Ben Blushi do të duhet të japë përgjigje, jo aq për heshtjen e tij dyvjeçare (për përftimet në “pazarin e ideve” me të cilën këmbeu këtë heshtje), se sa edhe për humbjet e njëpasnjëshme të Edi Ramës në të ardhmen..., pas të cilave, me shumë gjasa ai do të jetë “koka e turkut”...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›