Lind fëmija i dytë jashtëmartesor i Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin, thuhet të jetë bërë sërish baba në nëntorin e kaluar, pasi e dashura e tij 29 vjeçare, Alina Kabaeva, lindi fëmijën e tyre të dytë.
Ish kampione olimpike, tashmë deputete në Dumën ruse e partisë së Putinit, “Rusia unike”, Alina është përfolur prej kohësh se ka lidhje me Putinin, dhe besohet se kanë së bashku edhe një djalë trevjeçar. Sipas “New York Post”, fëmija i dytë i çiftit sekret, thuhet të jetë vajzë. Mediat ruse nuk i kanë quajtur asnjëherë zyrtarisht Putinin dhe Kabaevan si prindërit e djalit, madje Kabaeva e prezantonte atë në publik si nipin e saj. Më pas, në një intervistë në “Vogue” pranoi se ishte i biri. E vetmja gazetë që shkroi një herë në Rusi mbi lidhjen e Putinit dhe Kabaevas u mbyll. /Indeksonline/