Vesa dhe Zajmina, fotografi provokuese

Këngëtaret Vesa Luma dhe Zajmina Vasjari, kanë publikuar disa fotografi të përbashkëta, ku ato shfaqen mjaft provokuese.
Ky lloj i fotografive, duket të jetë kthyer në trend tashmë, pasi edhe Dafina Zeqiri me Emina Çunmulaj, si dhe Rita Ora me Cara Delevingne, së fundmi janë shfaqur në poza të ngjashme, shumë të afërta, duke gjasuar në çifte lesbikesh.
Nëerkohë, Vesa, e cila po shijon lidhjen e dashurisë me Gerald Xharin, i njohur si Big Basta, është duke punuar në realizimin e projekteve të reja muzikore. Ajo ka paralajmëruar publikimin e një videoklipi për këngën me titull "24 orë"./Indeksonline/