E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linda Halimi këndon me Stevie Wonder

Linda Halimi duket të ketë prekur  një nga ëndërrat e shumë këngëtareve të reja. Ajo ka perfomuar me legjendën e muzikës, Stevie Wonder.
Këngëtarja nga Gjilani, ka publikuar në rrjetet sociale fotografi nga një mbrëmje muzikore, ku shfaqet ajo bashkë me Wonder, por pa dhënë shumë detaje rreth kësaj ngjarje.

Pas publikimit të videoklipit ‘’I just wanna” përmes të cilit synonte tregun ndërkombëtar, ajo ka pakësuar daljet në skenën muzikore shqiptare.

Tani ajo është shpërngulur për ne Nju Jork, ku dy ditë më pare ka festuar ditëlindjen e saj të 22-të, me njeriun e saj të zemrës reperin amerikan Big D. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›