Tuna e befasuar

Spektakli “X-Factor Albania”, ka kulmuar në gjysmëfinalen e tij, një natë spektakolare, ku emocioni, ritmi, performancat, artisët e konsoliduar, juria profesioniste, prezantimi i Alketa Vejsiut dhe kurimi në perfeksion i çdo detaji nga Vera Grabocka, sollën një natë të paharrueshme në ekranet shqiptare!
Arilena, Kanita, Aldo dhe grupi “Natyral”, kanë interpretuar hite botërore duke rrëmbyer votat e publikut, ndërsa interpretimi krah artisteëve “Big” të skenës shqiptare ka rritur adrenalinën e tyre, teksa kanë shënuar edhe duetet e tyre të para të suksesit.
Arilena e shoqëruar nga Juliana Pasha, Kanita nga Olta Boka, Aldo nga fituesja e edicionit të parë të “X-Factor Albania”, Sheila dhe grupi “Natyral” nga kantautori Ardit Gjebrea, kanë qenë momentet më të bukura të spektaklit.
Për Altuna Sejdiun, anëtare jurie dhe mentore në X Factor, është befasuar nga Arilena.
“E vetmja që më surprizon çdo të diel me performancat dhe energjinë e saj. Në këto javë konkurimi, Arilena na ka bërë të kërcejmë, të këndojmë bashkë me të dhe të “zhytemi” me emocion në zërin e saj të thellë”, ka shkruar këngëtarja shkupjane, duke shfaqur edhe një here përkrahjen e saj për Arilenën:
“Po i afrohemi natës së magjishme… Arilena po përgatitet fort për një performancë të denjë.
Tregu muzikor shqiptar ka nevojë për artiste si shkodranja jonë e vogël. Votat dhe mbështetja juaj do ta çonte Arilenën drejt fitores. Prandaj, zgjohuni njerëz, keni punë për të bërë e dashuri për të falur.”
Arilena, Aldo dhe grupi “Natyral” më 31 mars do të konkurrojnë në finale për çmimin e madh. /Indeksonline/